Zbulohen shkaqet e vdekjes së kapitenit të Fiorentinës dhe mbrojtësit të kombëtares italiane Davide Astori i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së dielës në dhomën e një hoteli në Udine ku ishte i grumbulluar me skuadrën vjollcë për sfidën e rradhës në kampionat ndaj Udineses.
Autopsia që i është bërë 31-vjeçarit ka zbuluar se Astori ka vdekur për shkaqe natyrale si pasojë e një ataku kardiak. Zemra e Davides ka rrahur fort deri në momentin që ka ndalur përfundimisht.
Në trupin e mbrojtësit nuk janë gjetur lëndë të jashtme dhe bie poshtë kështu çdo hipotezë se futbollisti mund të ketë përdorur substanca të ndaluara.