Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dalipi beson te të rinjtë, por kërkon edhe eksperiencë: Objektivi i Luftëtarit është mbijetesa

Luftëtari nis këtë edicion si një nga të panjohurat më të mëdha të kampionatit. Në Gjirokastër ka nisur një revolucion i vërtetë, duke parë atë se çfarë kjo skuadër prodhoi në fundin e sezonit të kaluar. Shumë titullarë u larguan nga bluzinjtë, një verë e zhurmshme me ndryshimin e presidencës dhe tashmë një skuadër që përgatitet për të surprizuar me stilin karakteristik. Luftëtari ka nisur të shohë dritën në tunelin ku ish futur, pasi ka gjetur trajnerin e ri, ka konfirmuar disa lojtarë të sezonit të shkuar si dhe janë afruar të rinj që me fanellën gjirokastrite shohin mundësinë për të kërcyer drejt një niveli akoma më të lartë. Klevis Dalipi është emri i përzgjedhur për të drejtuar bluzinjtë të cilët jo vetëm duhet të bëjnë më të mirën në kampionat por të kthejnë dhe imazhin e duhur në Gjirokastër. Një sfidë e vështirë për ish- timonierin e Partizanit.

Klevis Dalipi

“Jemi profesionistë, kriza është totale në Shqipëri dhe duhet të marim rreziqet. Duhet të pranoj është situatë krejt ndryshe, me një skuadër të re me dy lojtarë nga edicioni i kaluar. Koha është e shkurtër për përgatitjet dhe kalendari i ngjeshur. Ajo që më bën optimist kanë qënë drejtuesit me presidentin Bekim Halili. Jam i ri në këtë profesion por kam shumë energji. Jam pritur mirë këtu nga të gjithë. Deri tani jam ndjerë komod në një ambient të qetë. Mbetet për tu parë”.

Pas largimit nga skuadra e parë, Dalipi drejtoi të rinjtë e Partizanit për të synuar tashmë hapin e radhës në karrierën e tij. Megjithatë të rinjtë janë baza e Luftëtarit këtë edicion, diçka që shton akoma më shumë vështirësitë në një kampionat që cilësohet shumë i egër.

Klevis Dalipi

“Shkalla e vështirësisë është e lartë pasi lojtarët e rinj kanë energji, por në kampionatin shqiptar duhet eksperiencë. Po mundohemi të afrojmë lojtarë me eksperiencë që mund të mbajnë peshën. Jam i parimit më mirë ai që do se ai që ka. Eksperienca duhet por do të shohim çdo të bëjmë”.

Donald Rapo

 

“U bënë kaq vite këtu dhe kanë ndryshuar shumë gjëra. Është viti im i fundit këtu dhe shpresojmë që me lojtarët e rinj të bëjmë një skuadër të fortë për të rikthyer Luftëtarin aty ku ka qënë”.

Mesfushori Donald Rapo cilësohet si më i vjetri dhe më me eksperiencë tek kjo skuadër, duke marë përgjegjësitë e të qenurit kapiten.

Donald Rapo

“Përgjegjësia e kapitenit është e vështirë. Do jap maksimumin si gjithmonë dhe shpresoj t’ia dal me sukses”.

Nga një skuadër që synonte europën në startin e dy sezoneve të fundit, këtë vit objektivi është minimal, me skuadrën që e ka të qartë se cfarë kërkon edhe pse ëndrrat nuk janë të ndaluara.

Klevis Dalipi

“Objektivi jonë është të ndërtojmë ekip kompetitiv dhe të qëndrojmë në Superiore. Më pas do të shohim në janar mund të bëjmë ndonjë ndërhyrje të vogël, qëndrimi në Superiore është parësor”.

Donald Rapo

“Është herët për të folur pasi presim ende lojtarë. Besojmë të jemi sa më lart dhe të mos ndodhin gjërat që ndodhën vjet. Pse jo të luftojmë për Europën”.

Një lajm i mirë për trajnerin Klevis Dalipi është rikthimi i Realdo Filit që shton eksperiencën dhe cilësinë e këtij grupi.

Klevis Dalipi

“Kampionati shqiptar është i vështirë, futboll agresiv dhe luftë e fortë sportive. Nëse skuadra përgjigjet me grintë mund të dalë në idetë e veta.Fili është një lojtar profesionist që e kam stërvitur vetë. Rikthimi i tij është diçka e mirë. Kemi afruar edhe Andi Renjan nga kampionati bullgar. Rapo, Demo dhe Kuka janë nga sezoni i kaluar. Duhet 1 ose 2 lojtarë që të jenë lider në ekip”.

Në 3 vitet e fundit Luftëtari është kthyer në një supermarket madje edhe këtë edicion janë të bindur që me bluzinjtë do të ketë ndonjë element surprizë. Andi Renja është emri më i lakuar.

Andi Renja

“Jam lindur në Korçë, kam ikur i vogël jashtë shtetit. Kam luajtur në Superligën greke dhe në Bullgari. Kam ardhur të ndihmoj ekipin të shkoj dhe vetë aty ku isha. Shpresoj se do shikoni gjëra të mira”.

26-vjeçari është bindur nga një emër i madh i futbollit shqiptar për të pranuar një lëvizje të tillë duke treguar menjëherë mentalitetin që kërkon të injektojë edhe në skuadër.

Andi Renja

“Më kanë bindur Klodian Duro dhe presidenti. Më kanë treguar mendimet e tyre për ekipin që duan të krijojnë, besova tek ata dhe kam mbështetje maksimale. Besoj që ky ekip këtë vit do të jetë i fortë, do jap maksimumin.Në çdo ndeshje do shkojmë për fitore.Mesa kam mësuar është një ekip me histori, para disa vitesh ishte në Europa League. Gjirokastra është mirë me mentalitet dhe njerëz të mirë”.

Kalendari është treguar i pamëshirshëm me Luftëtarin që në start i ka vendosur transfertën me Tiranën, më pas sfidën shtëpiake me Partizanin dhe për ta mbyllur në harkun e 8 ditëve me Teutën.

Klevis Dalipi

“Është Tirana e para, pastaj të shohim me Partizanin. Është ndjesi e mirë kalova 7 vjet por është kapitull i mbyllur. Një jetë e re për mua”.

Në fund kapiteni Donald Rapo ka një objektiv personal si dhe një kushtrim për tifozerinë gjirokastrite.

Donald Rapo

“Personalisht sa më shumë gola, ishalla arrij sa vjet. Me 5 gola jam i kënaqur. Të vijnë sepse kemi shumë nevojë për ta. Me stadiumin plot si dy tre vite më parë arritëm të bënim maksimumin me Europën”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...