Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dalipi: Dominuam totalisht sfidën, meritonim të fitonim

Pas fitores bindëse 3-0 ndaj Luftëtarit, partizani nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në Shkodër, përballë Vllaznisë. Në ‘Loro Boriçi’ duket se dominoi frika për të mos pësuar, me të dy skuadrat që kujdeseshin më shumë për aspektin mbrojtës, sesa për të shënuar.

Një fitore bindëse me Luftëtarin, por një barazim pa gola sot në Shkodër…
Jam i kënaqur nga loja që krijoi skuadra. Tentuam në pjesën e parë t’i ndëshkonim kundërshtarët, por një pas i fundit mungoi. Gjithsesi, duke ditur që luanim ndaj një ekipi si Vllaznia, që i duheshin patjetër pikët, jam i kënaqur edhe me barazimin. Duhet të veçoj se e kontrolluam mirë lojën, pasi kundërshtari nuk na rrezikoi fare, përveç një korneje ku rrezikoi disi. Kam besim te elementët që kam në përbërje dhe besoj se do të arrijmë objektivin për këtë sezon.

Çani u hodh sërish në fushë, por këtë herë shumë pak minuta. Kur do të jetë gati të luajë nga fillimi?
Patjetër që do të ketë minutat e tij, por nuk mund ta krahasojmë me ndeshjen ndaj Luftëtarit sepse kërkohej patjetër rezultati sot, ndërsa me Luftëtarin ishte ndryshe. E dija që Vllaznia do të rrezikonte nga goditjet standarde prandaj më duhej shtatlartësia e Çanit.

Fituat ndaj Luftëtarit, një skuadre që luan shumë më mirë, por u ndalët nga Vllaznia. Mund të bënit më shumë sot?
Ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjera. Është më ndryshme kur luan ndaj një ekipi që i ka jetike pikët. Sot nuk mundëm t‘i shfrytëzonim ato raste që kishim, sepse i kishim mundësitë edhe ta fitonim sfidën.

Pse nuk tentuat të fitonit takimin, me zëvendësimet e bëra?
Ndërrimet u bëmë që të mund të përfitonim nga goditjet standarde, por gjithashtu donim edhe të shfrytëzonim vertikalizimet e Lukasit dhe Prognit. E dija që në minutat e fundit të takimit, Vllaznia do të hidhej në sulm për të marrë fitoren, ndaj hodha Culum në fushë, për të pasur më shumë centimetra. Gjithsesi, tani duhet të shohim përpara, sepse kemi më pak ditë për të përgatitur ndeshjen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...