Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dalipi: Keqardhje për humbjen, te Partizani vetëm si trajner i parë

Partizani u mposht nga Skënderbeu, pavarësisht lojës së mirë, teksa trajneri Dalipi u shfaq i kënaqur me paraqitjen ,por i zhgënjyer me mungesën e finalizimeve. Ai foli edhe për prezencën e kroatit Tokiç, që thuhet se ka ardhur për të marrë drejtimin e klubit, teksa tha se ka ende besim te drejtuesit e klubit.

Një pjesë e parë perfekte, por një rënie në pjesën e dytë. Sa djeg kjo humbje?
Ndeshjen edhe unë mund ta ndaj kështu në dy pjesë. 45-minutëshi i parë ishte mjaft i mirë dhe lojtarët ishin të qartë në lidhje me atë që kërkoja. Mbajtëm skuadrën shumë lart dhe mbyllëm Skënderbeun në gjysmëfushën e tij, por nuk arritëm të finalizojmë si duhet rastet e krijuara. Na penalizoi edhe ai ndërrim i detyruar që në fillim, pasi kisha më pak mundësi për të freskuar skuadrën. Në pjesën e dytë luajtëm mirë, por nuk kishim freski fizike, gjithsesi mendoj se nuk merituam të humbnim, pasi Skënderbeu fitoi me fat, me një rast të cilin e kemi punuar shumë në stërvitje, por nuk e evituam dot.

Sa do ndikojë humbja në garën për Europën?
Nuk besoj se do ndikojë shumë, pasi një pikë nuk do të na jepte ndonjë avantazh të madh,. Ne kërkuam ta fitojmë, pasi donim 3 pikët, por për fat të keq nuk ia dolëm dhe do të rikuperojmë në ndeshjet e ardhshme.

Mario Tokiç ishte në tribunë dhe flitet se do t’ju pasojë ju në stolin e Partizanit. Si ndiheni juve?
Unë nuk dua të merrem me histori të tilla, pasi klubi edhe mund ta ketë një plan B, por unë besoj në ato që më janë thënë nga drejtuesit e klubit. Gjithsesi edhe nëse kam një rival, kjo më motivon edhe më shumë për të dhënë më të mirën. Gjithsesi është shumë e rëndësishme që unë të bëj më të mirën te Partizani, për ta çuar në Europë. Kam shumë plane në kokë dhe do të doja të vijoja edhe sezonin e ardhshëm te Partizani, por një largim i mundshëm do të më shkaktonte keqardhje.

Nëse vjen një trajner tjetër, do të vijoni të jeni pjesë e Partizanit?
Unë kam punuar me besnikëri me çdo trajner, por vazhdimisht kam pasur ambiciet e mia dhe kam marrë përgjegjësitë e mia. Do të më vinte keq nëse nuk do më jepej besimi, por do të vijoj karrierën time si trajner.

Çfarë plani kishit për në pjesën e dytë?
Kisha planifikuar të hidhja bardhin në pjesën e dytë, për të shfrytëzuar shpejtësinë dhe freskinë e tij, në momentet kur Skënderbeu të tërhiqej dhe të lodhej, por për fat të keq, dëmtimi i Cardozos na prishi planet. Një zëvendësim më pak në pjesën e dytë, nuk më dha mundësinë të freskoja aq sa duhej skuadrën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...