Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dalipi: Nuk ishte hakmarrje ndaj Vllaznisë, duam Europën

Partizani u rikthye te fitorja pas 5 javësh dhe i dha një ‘të shtyrë’ Vllaznisë drejt Kategorisë së Parë. Klevis Dalipi vlerëson fitoren e sotme, që mban gjallë shpresat për Europën, ndërsa thekson se nuk mund të cilësohet si fitore kundër Vllaznisë.

Riktheheni te fitorja pas 5 javësh…
Jam i kënaqur për lojën që bënë lojtarët, Vllaznia na rrezikoi, pas golit të parë, por në pjesën e menaxhuam mirë rezultatin. Kam luajtur vetë, dhe e ndjej edhe situatën e Vllaznisë, por ky është futbolli dhe ne duhet të bëjmë atë që na takon, pasi jemi profesionistë. Jam i kënaqur moralisht, pasi skuadra dha më të mirën.

Mendoni se fitoren mund t’ju mbajnë te Prartizani edhe sezonin tjetër?
Klubi ka planet e veta dhe nuk është në dorën time, por unë e kam shprehur që do kisha shumë dëshirë që të vazhdojë të vendosja në fushë idetë e mia. E realizuam mirë në javët e para me lojë dhe rezultate, gjithsesi unë do punoj deri në javët e fundit, do jap maksimumin dhe më pas do shoh për të ardhmen.

A ishte një “hakmarrje” e Partizanit ndaj Vllaznisë? Nëse do jeni ju trajner, Çani dhe Telushi do jenë në projekt?
Për sa i përket viteve të kaluara, është e vërtetë që në një farë mënyrë, jo vetëm Vllaznia, por edhe ne kemi bërë gabimet tona, që nuk kemi arritur titullin. Ne bëmë lojën tonë dhe duhet të sillemi si profesionistë. Në futboll nuk duhet të ketë hakmarrje, pasi është diçka që çdokush luan për klubin e vet. Akoma më tepër duke parë që Partizani është një skuadër me shumë probleme. Ne duhet të futemi gjithmonë në fushë për fitore. Për sa i përket Çanit dhe Telushit, nuk mund të jap një mendim përfundimtar. Ndoshta, kur të vijë momenti i duhur mund të flas, deri në fund do kem besim tek këta lojtarë.

Duke parë kalendarin e ndeshjeve, jeni në gjendje të fitoni takimet e mbetura të kapni Europën?
Patjetër, duke parë që ndeshja e ardhshme do luhet në fushë asnjanse, mendoj se kemi grupin e plotë dhe kemi lojtarët për fitore. Kjo fitore e sotmja na jep qetësi që ta përgatisim më mirë këtë takim.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...