Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dalipi: Privilegj të drejtoj Partizanin, jemi të dënuar të fitojmë

Falënderime dhe ndjenjë përgjegjësie. Kështu Klevis Dalipi e ka nisur konferencën e parë si trajner te Partizani. Prej vitesh në stol në rolin e ndihmësit, ku madje në këtë sezon ka qenë në disa raste i vetëm në drejtim të ekipit, Dalipi mendon se elementi që i ka munguar të kuqve është fati.

“Është privilegj i madh për mua ta filloj karrierën si trajner i parë te Partizani. Eshte vetëm fillimi dhe si çdo trajner jetëgjatësia në këtë detyrë vjen nga rezultatet. Humbja e fazës se shkuar është statistikë, madje këto ditë kam parë një ekip të motivuar dhe të gatshëm të reagojë. Skuadra është në maksimum dhe vetëm fatin kemi patur kundër, për këtë fakt e ka pësuar Starova.

Humbja 5-0 që të kuqtë pësuan në 17 dhjetorin e kaluar në Gjirokastër nuk do të ndikojë psikologjikisht, me Partizanin që është i dënuar të kthehet te fitorja.

“Unë kam planet e mia. Më joshi besimi i presidencës dhe unë e njoh ambientin. Gjatë këtyre ditëve kam parë lojtarë që janë çliruar në aspektin tekniko-taktik dhe shpresoj të reflektojnë ndaj Luftëtarit. Jemi të dënuar të fitojmë ndeshjen dhe në këtë kuadër duhet të bëjmë më shumë në aspektin sulmues. Duhet të hyjmë në fushë vetëm për fitore.

Dalipi foli edhe për disa çështje të tjera, nga zërat për ndryshime në formacionin që do të hedhë në fushë, te koincidenca e debutimit përballë Hasan Likës, personit përkrah të cilit nisi karrierën e trajnerit në vitin 2013 në stolin e Partizanit, rikuperimi i Edgar Çanit dhe objektivit që mbetet Europa.

Nuk do të ndryshojmë asgjë, pasi Starova ishte i pafat me një gol në sekondat e fundit. Është emocion i veçantë dueli me Hasan Likën. Jemi kundërshtarë brenda fushës. Rikthimi i Çanit është plus. Do të presim si do të shkojë dhe pastaj do të marrim vendimin e duhur. Objektivi dihet, pjesëmarrja në kupat e Europës. T’i marrim ndeshjet një nga një, të kalojmë Luftëtarin dhe pastaj te shohim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...