Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dalipi: Sot reaguam mirë, besoj ende te Europa

Pas disa rezultatesh negative radhazi, Partizani reagoi duke marrë një barazim 2-2 në një fushë të vështirë, si ajo e Gjirokastrës. Ndaj Luftëtarit vendas, të kuqtë kaluan në avantazh të dyfishtë, por nuk arritën ta ruajnë, duke dalë me vetëm një pikë në një ndeshje direkte për Europën.

Skuadra u duk se reagoi mirë pas humbjes me Teutën…
Përgatitëm një javë shumë të shkurtër, pas humbjes me Teutën. Dua ti komplimentoj lojtarët, sepse skuadra funksionoi shumë mirë, veçanërisht bëmë një pjesë e parë në perfeksion. U shfaqëm shumë mirë te goli i parë, ndërsa goli i dytë ishte një skemë në stërvitje. Mbas pjesës e parë, folëm me lojtarët dhe thamë që do të jemi shumë të kujdesshëm. Këtu nuk duhet të bëj fajtorë lojtarët, pasi skuadra u fut në trysni dhe e ndjeu ngarkesën e sezonit. Morëm një rezultat pozitiv, por mesa duket nuk qe e thënë të fitonim. Do të luftojmë në 3 ndeshjet e tjera. Duhet ngritur morali dhe i komplimentova lojtarët.

Dukej sikur e kishit shkundur ekipin pas humbjes në fundjavë, ndërsa kishit lënë jashtë edhe Telushin…
Nuk besoj se ka lidhje kjo. Në përbërje kam lojtarë shumë të mirë. Këto ndeshje i bën lojtarët të japin më tepër, sesa në ndeshjen me Lushnjën. Lojtarët duhet të ndjejnë ndeshje të kësaj rëndësi për të dhënë gjithçka. 3 pikët janë të njëjtat si me Luftëtarin si me skuadrën simpatike të Lushnjës. Do të luftojmë deri në fund për të arritur Europën.

Duke parë dhe kalendarin, në çfarë vendi e sheh në fund të kampionatit Partizanin?
Janë dhe 9 pikë në garë, do të luftojmë për të dhënë gjithçka. Ndaj Vllaznisë do të jetë një takim i vështirë. Duhet të bëjmë gjithçka. Nuk e di se çfarë duhet të ndodhi, kemi nevojë edhe për tifozët.

6 ndeshje dhe vetëm 2 pikë, a ndikoi afrimi i trajnerit kroat?
Unë duhet të luftojë fort së bashku me lojtarët, për të gjitha takimet. Takimet janë të gjitha të rëndësishme. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Të njëjtë lojtarë ishim që morën super merita. Lojtarët duhet të japin në çdo ndeshje gjithçka. Përbërjen e skuadrës e kemi, por oshilacionet e fillimit të vitit, ndikuan. Nuk do ti demoralizonte ata kaq shume. Rrjetet sociale kanë ndikuar, me lajmet e ardhjes së trajnerit. Nëse nuk merr rezultatin, ajo është pasqyra e vërtet. Nuk e kam humbur besimin, do të bëjmë diçka për të shkuar në Europë, më pas të shohim çdo të ndodhë.

Çfarë menduat me futjen e Culum dhe lënien në stol të Malajt?
Ka qenë një zgjedhje taktike. Ndihmonte edhe në fazën mbrojtëse edhe në sulm. Mala është shtatshkurtër. Prezantimi i Culumit na jepte më shumë shtat-lartësi. Në golin e dytë, funksionoi ajo që bëmë në stërvitje. Ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, ndaj edhe zgjedhjet janë të tilla.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...