Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dalipi: Teuta, vendimtare për objektivin, Çani nuk luan

Teuta, në garë për qëndrimin në Superiore, është kundërshtarja e radhës e Partizanit në kuadër të javës së 32-të. Të kuqtë, që vijnë pas barazimit me Lushnjën, luajnë ndoshta shansin e fundit për të mbetur në garë për vendin e tretë, që tashmë është pronë e Luftëtarit. Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, rezultatet me luhatje të skuadrës së tij i justifikon me fjalët në media për ardhjen e një trajneri të ri.

“Që në momentin që u konfirmova si trajner, pashë një skuadër të uritur për të fituar. Morëm katër fitore dhe një barazim dhe, pas ndeshjes me Laçin, e përgatitëm skuadrën psikologjikisht se nuk kishte përfunduar asgjë. Në analizën time, në këto rezultate ka ndikuar fakti që është shkruar në gazeta, se do të afrohet trajner i ri. Po ashtu, ka ndikuar edhe euforia, pasi jetojmë në Shqipëri dhe, kur merr rezultate të mira, kjo gjë ekziston.”

Dalipi ka kritika në drejtim të futbollistëve të tij, pasi shpeshherë shfaqen individualistë, duke dëmtuar skuadrën

“Ata që e teprojnë në këtë drejtim e kanë pranuar që duhet të pasojnë, që të fitojë skuadra. Këtë javë jemi stërvitur mirë. Por, që të futet fryma e grupit, lojtarët duhet të bashkëpunojnë. Synojmë përqendrim maksimal, sepse na pret një ndeshje e vështirë me Teutën.”

Dalipi e ka të qartë se sfida me Teutën do të jetë vendimtare edhe për motivimin e skuadrës për transfertën me Luftëtarin.

“Ndeshja me Teutën përcakton shumë edhe transfertën e mëpastajme me Luftëtarin, ku do të luhen të gjitha kartat. Parashikoj një duel të vështirë, sepse Teuta i ka jetike pikët për mbijetesë. Ne kemi objektivat tanë për Kupat e Europës dhe duhet të japim më të mirën.”

Trajneri i të kuqve konfirmoi mungesën e Edgar Çanit, ndërsa foli edhe për mungesën e tifozëve.

“Çani nuk do të jetë në ndeshjen me Teutën, për shkak se kështu vendosën mjekët. Fejzullahu është në përmirësim, por mendoj se nuk është akoma në gjendjen, që e njoh. Ndeshjet janë të vështira dhe nuk dua ta vë në vështirësi, pasi nuk ka gjendjen më të mirë fizike. Ndeshje pa tifozë? Është një mungesë e madhe, sepse ata janë forca jonë. Duhet të bëjmë të pamundurën, që t’i kthejmë ata më të fortë. Klubi do të bëjë të pamundurën që në ndeshjen me Vllazninë, tifozët të jenë në stadium”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...