Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dalipi: Vendi i dytë? Objektivi ynë mbetet Europa

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, u shfaq i lumtur me fitoren ndaj Kamzës, që konfirmoi Partizanin një ndër rivalët kryesorë për pjesëmarrjen në Europë.

Duket se gjërat po funksionojnë te Partizani?

E përsëris, skuadra është e kompletuar dhe ka cilësi. Thjesht duhen aktivizuar lojtarët e duhur në momentet e duhura. Lukasi e justifikoi sot me golin, por edhe Çani luajti me grintë. Ne kemi lojtarë shumë të mirë, por jo “yje”.

Do të mjaftoheni vetëm me vendin e tretë apo besoni edhe në skenarin e dy sezoneve më parë?

Do të luftojmë fort edhe në 9 javët e mbetura për vendin e dytë, por objektivi ynë është Europa. Duhet të ruajmë vendin që kemi. Kemi dy transferta të vështira, sidomos këtë të Laçit. Kemi mundësitë për të marrë rezultat pozitiv, jemi Partizani dhe kërkojmë gjithmonë më të mirën.

Keni katër vite në krye të Partiznit, do të vinte keq nëse arrini objektivin dhe klubi nuk ju votëbeson?

Këtë detyrë e pranova me kënaqësi, sepse e njihja grupin. Rezultatet po vijnë bashkë me lojën, lojtarët po besojnë më shumë, e respektojnë fanellën, pavarësisht se sa luajnë. Vazhdimësinë time ia lëmë kohës, sigurisht që do të ishte kënaqësi, sepse është emër i madh.

Sa përqind e këtyre lojtarëve do të qëndrojnë?

Të gjithë ata që kam në dispozicion, po japin maksimumin. Nuk do të ishte e drejtë të flisja për të ardhmen. Duhet respektuar puna e gjithsecilit në këto javë. Është periudhë prove për mua dhe të gjithë lojtarët.

Sa favorizoheni nga fakti që Laçi luan në Kupë?

Jemi pak më të avantazhuar, por të gjitha skuadrat e kanë kontegjentin dhe i marrin masat. Ne kemi më shumë kohë për ta përgatitur këtë ndeshje me Laçin, që është si finale për ne.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...