Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

“Dallimi mes një klubi të madh dhe një klubi të vogël”, reagon Shkupi: S’do të lejojmë që vëllai të lëndojë vëllanë

Klubi i Shkupit, kampion i freskët në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka mbajtur qëndrim publik për ngjarjet që ndodhën në Tetovë, në sfidën mes Shkëndijës dhe Shkupit, ku pati goditje të pjesëtarëve të ekipit mik. Gishti i akuzës u është drejtuar stafit drejtues të Shkëndijës, që nxitës të dhunës së ushtruar nga vendësit.

Postimi i klubit të Shkupit:

“Në ndeshjen e luajtur mbrëmë, u regjistrua një ngjarje e turpshme dhe e rëndë për futbollin. Ne nuk ndiejmë asnjë lloj mllefi ndaj tifozëve si rezultat i ngjarjeve që ndodhën mbrëmë. Mllefi ynë është drejtuar ndaj mentalitetit të menaxhmentit, që i drejtoi tifozët në këtë ngjarje të keqe. Ky lloj mentaliteti duhet ta ketë të qartë se, nëse duan armik, nuk mund të gjejnë armik më të keq se ne. Nëse duan ashtu, ok, neve na leverdis. Por a është në rregull?

Opinioni e ka të qartë se një gjë e tillë nuk është në rregull dhe se nuk duhet të jetë ashtu. Karakteristika më e mirë e sportit është bashkimi, përfshirë vëllazërinë dhe paqen. Falë veprimit të arsyeshëm të futbollistëve tanë dhe stafit teknik, ndeshja e mbrëmjes së kaluar u luajt deri në fund. Gjatë kohës së ngjarjeve, ekipi drejtues i njoftoi lojtarët dhe stafin teknik se, nëse duan, mund të tërhiqen nga terreni. Megjithatë, lojtarët dhe stafi teknik treguan një karakter të shkëlqyer dhe thanë se në këtë fazë nuk frikësohen prej askujt, se kanë ardhur të luajnë futboll dhe se do të luajnë futboll.

Duam të falënderojmë lojëtarët tanë dhe stafin teknik për qëndrimin e tyre dhe mendimin e drejtë. Asnjëherë nuk do të jemi vegël në këtë ambient kaotik të imponuar me mentalitetin e rrezikshëm. Asnjëherë nuk do të përdorim futbollin si një vegël për këtë gjë. Ambiciet dhe paaftësia e individëve të caktuar nuk do të mjaftojnë që të krijohet ndarje midis vëllezërve. Le të dinë se asnjëherë nuk do të lejojmë që vëllai të lëndojë vëllanë.

U shprehim mirënjohje tifozëve tanë. Ishte një pamje e mrekullueshme ajo e pritjes së lojtarëve të mëdhenj të ekipit të madh me entuziazëm nga ana e tifozëve të mëdhenj dhe tifozët tanë e përqafuan ekipin e tyre. Ne jemi akoma më të mëdhenj me tifozët tanë. Madhësia nuk matet me para. Ata që duan të shohin madhësinë e drejtë, le të shikojnë se si lojtarët e Klubit të futbollit Shkupi e duartrokitën kundërshtarin kur vitin e kaluar doli në terren ekipi i Shkëndijës.

Nuk do të lejojmë që analfabetizmi dhe mentaliteti i keq të përçajnë dy ekipe vëllazërore. Asnjë rivalitet nuk mund të tejkalojë miqësinë dhe vëllazërinë.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...