Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Dallohej që ishte i veçantë, Asllani ka vetëm një aspekt për të përmirësuar”

Aurelio Andreazzoli është një nga personat që e njeh Kristjan Asllanin më mirë se çdokush tjetër. Mesfushori shqiptar debutoi sezonin e kaluar në Serie A me Empolin, ndërkohë që në pankinë ishte trajneri italian.

20-vjeçari nga Elbasani është transferuar tek Interi, dhe deri tani është përshtatur shumë mirë te nënkampionët e Italisë. Asllani dhuroi asist në triumfin 4-1 ndaj Luganos, ndërsa në barazimin 2-2 me Monacon shënoi golin e barazimit, i dyti për të me ekipin e Inzaghit.

Të jem i sinqertë, nuk ishte e vështirë të dalloja se ai kishte diçka më shumë se të tjerët. Ata që e morën të vogël dhe e rritën tek Empoli kanë zhvilluar një punë shumë të mirë”, deklaron Andreazzoli për Corriere dello Sport.

Ish-tekniku i Empolit vazhdon: “Unë e kryej profesionin tim pa parë kartën e identitetit. Nuk mendoj se kam merita të veçanta në lidhje me Asllanin, pasi trajnerët përfitojnë nga puna e futbollistëve.

Aftësitë morale të Asllanit më kanë surprizuar. Ai ka lindur për të luajtur futboll, e ka mendjen në vend, është një djalosh që nuk ka tatuazhe dhe nuk e dëgjon kurrë të thotë ndonjë fjalë kot.

Kristian është gjithmonë i përqendruar, është kënaqësi ta stërvitësh. Ai bën atë që i thua, nuk është e nevojshme t’ia përsëritësh të nesërmen. Ai duhet ende të formohet fizikisht, por ka cilësi të jashtëzakonshme sa i përket qëndrueshmërisë.

 

Sa i përket këmbëve është e kotë të flasim, gjuan me të majtën dhe të djathtën, është i saktë në goditjet e penalltive dhe kroson bukur nga këndoret.

A është gati për Interin? Mendoni se ata do e blinin po të mos ishte gati?! Më ka pëlqyer në ndeshjet e para miqësore me Interin. Asllani tenton portën me të dy këmbët, ka një goditje të bukur”, përfundoi Andreazzoli.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...