Serie A

Dalot një zbulim për Milanin, Pioli i impresionuar nga paraqitja e “rezervave”

Milani vijon të ecë me ritme impresionuese si në kampionat, ashtu edhe në Europa League, ku mbrëmjen e djeshme regjistroi fitoren e dytë në po kaq ndeshje, ndërsa sekretin e formës së mirë e ka zbuluar vetë trajneri Stefano Pioli.

“Fati im i madh është që stërvit një skuadër me shumë titullarë dhe kushto që luan, e bën më së miri punën e tij në fushë. Ndaj Spartës së Pragës lamë pushim disa futbollistë që kishin luajtur shpesh javët e fundit, por të gjithë ata që i zëvendësuan, bënë gjithçka në mënyrë perfekte dhe do të më vështirësojnë zgjedhjet në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh trajneri.

Një nga futbollistët që spikati mbrëmjen e djeshme ishte pikërisht portugezi Diogo Dalot, që erdhi në huazim nga Manchester United dhe pasi debutoi një javë më parë në krahun e djathtë të mbrojtjes, mbrëmë mori detyrën të zëvendësojë një nga futbollistët më në formë të kuqezinjve, francezin Theo Hernandez.

Megjithatë 21-vjeçari portugez bëri më së miri punën e tij, pasi përveç garancive në fazën mbrojtëse, dhuroi një asist spektakolar për Leaon në rastin e golit të dytë dhe arriti të shënojë edhe vetë, duke konfirmuar se është jo vetëm një alternativë e vlefshme për pankinën, por edhe një kandidat i fortë për titullar.

Edhe Sandro Tonali po jep shenja rritjeje nga ndeshja në ndeshje dhe trajneri Pioli tani mund të rrijë i qetë, sepse italiani mund të zëvendësojë në fushë si algjerianin Bennacer, ashtu edhe Franck Kessie.

Nuk mund të kalojë pa u vënë re as performanca e portugezit Rafael Leao, që pas një sezoni plot dritë-hije, ka filluar të justifikojë investimin e kuqezinjve për kartonin e tij. I aktivizuar shpesh në krah në vendin e Ante Rebic, portugezi ka dhuruar asiste perfekte për Ibrën, ndërsa kur i është dashur të zëvendësoje suedezin, nuk ka ngurruar të dërgojë topin në rrjetë edhe vetë.

Testi i radhës i kuqezinjve do të jetë ditën e diel në orën 12:30 në transfertën friuliane ndaj Udineses, një ndeshje të cilën Milani dëshiron ta fitojë për të ruajtur pozitat në vendin e parë, pasi me këtë performancë, edhe Pioli ka filluar të mendojë për më shumë se një vend në Champions.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency