Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

D’Ambrosio: Titulli? Ne duam Championsin

Danilo D’Ambrosio është një nga të rilindurit, pas kurës së Spallettit. Mbrojtësi i djathtë i Interit është kthyer në një titullar të padiskutueshëm dhe po ndihmon skuadrën me paraqitjet e tij në nivele të larta dhe me vazhdimësi.

“Po kaloj një moment të mirë, ashtu si e gjithë skuadra. Trajneri na ka ndihmuar shumë dhe po punojmë për të perfeksionuar idetë e tij. Ky është një ekip që sakrifikon shumë dhe ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë njëri-tjetrin në fushë”, tha mbrojtësi.

D’Ambrosio nuk dëshiron të flitet për titull, sepse mendon se është ende herët, ndërsa theksoi se objektivi i skuadrës është arritja e zonës Champions.

“Nuk mund të diskutojmë për titullin që tani, sepse duhen edhe shumë javë deri në fund të kampionatit. Ne kemi si objektiv zonën Champions, por nëse në mars do të jemi në këto pozita, do të tentojmë edhe titullin”, tha Danilo D’Ambrosio.

I pyetur në lidhje me takimin Napoli-Juventus, mbrojtësi zikaltër shmangu komentet, duke thënë se ishte i përqendruar te sfida e të dielës me Chievon.

“Sfida e “San Paolos” është mjaft interesante për t’u parë, por nuk kam preference për rezultatin. Ne jemi totalisht të përqendruar te ndeshja me Chievon, ku fitorja është një detyrim. Nëse marrim maksimumin në takimet tona, nuk kemi pse të shqetësohemi për rezultatet e të tjerëve”, u shpreh D’Ambrosio.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...