Serie A

D’Ambrossio: Sensi më ka befasuar, tani të marrim edhe Sanchez

Tashmë në moshën 31-vjeçare, Danilo D’Ambrossio po bëhet gati të startojë sezonin e tij të gjashtë me fanellën e Interit, këtë herë me një rol të ri, atë të anësorit të djathtë të mbrojtjes së kompozuar nga 3 futbollistë.

Mbrojtësi anësor italian ka folur me superlativa për trajnerin Antonio Conte, ndërsa ka shtuar se Interi i këtij sezoni nuk ka ndërmend të vendosë limite, por të punojë ndeshje pas ndeshjeje, për të arritur diçka të madhe.

“Conte ka sjellë entuziazëm dhe mbi të gjitha ka ngritur ndjeshëm pretendimet e skuadrës. Po punojmë fort nga ana fizike, për të qenë gati për të përballuar një sezon impenjativ, ndërsa në aspektin mental, ai dhe stafi i tij janë fitues tashmë dhe dinë të na japin motivimin e duhur. Këtë sezon të gjithë jemi të vetëdijshëm se mund të bëjmë diçka të mirë dhe jemi të përqendruar për të punuar maksimalisht dhe për t’ia dalë”, deklaroi D’Ambrossio.

Mbrojtësi më pas vlerësoi edhe merkaton e klubit zikaltër deri tani, ku ndër të tjera quajti pozitiv besimin e dhënë ndaj italianëve si Sensi e Barella, por edhe afrimin e sulmuesit gjigant belg, Romelu Lukaku, i cili është edhe “dhurata” më e madhe e verës.

“Më vjen mirë që kanë besuar te italianët, pasi ata e njohin mirë kampionatin dhe shkallën e tij të vështirësisë, ndaj përshtaten shumë më lehtë. Më ka befasuar vërtetë Sensi, sepse nuk e besoja se ishte kaq i fortë teknikisht. Nga ana tjetër, Lukaku disponon një forcë fizike të jashtëzakonshme, që do të vërë në vështirësi të gjithë mbrojtjet kundërshtare. Nëse do të vinte edhe Sanchez, do të ishte akoma më mirë, pasi kileni është një futbollist shumë i fortë në luftën një kundër një dhe mund të vërë në vështirësi çdo kundërshtar”, deklaroi mbrojtësi zikaltër.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency