Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dani Alves: Barcelona, më e madhja, kam folur me Messin…

Dani Alves nuk e përjashton një rikthim të Messit te Barcelona, për ta mbyllur aty karrierën. Braziliani, në një intervistë, shpjegon motivet që e shtynë të kthehej te Barça, duke analizuar dhe perspektivën e klubit. E pamundur t’i rezistonte joshjes së fanellës “blaugrana”, ajo e Dani Alvesit ngjason me një deklaratë dashurie.

“Kur viziton muzeun e Barçës, kupton që historia e këtij klubi duhet t’u mësohet më të rinjve. Për të mbrojtur një histori, duhet që më parë ta njohësh, vetëm kështu mund të dish se si ta respektosh. Është pikërisht kjo që bën diferencën kur vesh këtë fanellë. Të jem këtu për mua është një dhuratë e shkëlqyer, për t’u jetuar çdo ditë. Do të duhet një vit apo dy të ringrihemi, por kjo është sfida jonë”.

Përveç dashurisë për fanellën, është dhe prania Xavit, të dy kanë qenë pjesë e asaj që ishte ndoshta Barcelona më e madhe e të gjitha kohërave. Dani Alves ndërkohë shikon goxha ngjashmëri mes Guardiolës dhe trajnerit aktual.

“Xavi dhe Guardiola nisen nga e njëjta ide loje. Duan kontrollin e topit dhe kërkojnë lojën, në aspektin që duan të dhurojnë argëtim, por nuk ka kuptim t’i krahasosh. Do të doja të nënvizoja më mirë madhështinë e Barcelonës, një skuadër e aftë që të shkruajë historinë, duke bërë revolucion në futboll. Fillimisht me Cruijff, pastaj me Guardiolën. Barcelona mund të rikthehet të jetë ajo që ka qenë”.

Sa i përket rikthimeve me fanellën “blaugrana”, Dani Alves zbuloi se ka pasur edhe një dialog me Lionel Messin dhe sipas tij argjentinasi nuk është dhe aq i lumtur në Paris.

“Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Të jesh këtu dhe të mos e shohësh, është diçka e çuditshme. Unë i thashë të njëjtën gjë që më tha kur ika unë. Nuk ka asnjë vend ku mund të jesh më mirë se në Barcelonë. Do të ishte fantastike nëse do të rikthehej dhe do ta mbyllte karrierën e tij këtu.”

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...