Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dani Alves në histori, askush nuk ka fituar sa ai

Historia e futbollit ka njohur lojtarë të mëdhenj, që në epokën kur kanë luajtur u kanë dhënë kënaqësi tifozëve me virtuozitetin e tyre. Vazhdon të mbetet i gjallë diskutimi se cili është më i miri i të gjithë kohërave, Pele, Maradona, Messi, Cristiano Ranaldo… Por nëse kriter kryesor do të ishte numri i trofeve të fituar, “mbreti” nuk do të gjendej tek “yjet” e sipërpërmendur, por  te Dani Alves.

36-vjeçari fitoi Copa American me Brazilin (mposhti 3-1 në finale Perunë) dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut. Para se ta ngrite lart këtë kupë, numëronte 39 trofe gjatë karrierës së tij, tani janë 40.

Suksese e para i arriti me Sevillan gjatë sezoneve 2002-2008, duke fituar plot 5 trofe, me të cilëve spikatin 2 Kupa UEFA. Sigurisht që kulmin do ta arrinte te Barcelona me plot 23 trofe (mes të cilëve 3 Champions dhe 6 tituj të La Ligas). Vijoi të ngrinte kupa tek Juventusi (2) e më pas te PSG (6), pa harruar 4 trofetë në total me Brazilin (2 Copa America dhe 2 Kupa të Konfederatave).

Në palmaresin e tij, në fakt, mungon vetëm Kupa e Botës, por Dani Alvesh nuk njeh kufij, ndoshta mund t’ia dalë ta fitojë trofeun më të rëndësishëm në futbollit pas një viti.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...