Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dani Alves: Pjesëmarrja në Olimpiadë, ëndërr e fëmijërisë

Ka fituar 3 Champions League, 2 Europa League, 4 Superkupa të Europës dhe tituj të panumërt kampionë në Spanjë, Francë, Itali e së fundmi në Brazil. Është lojtari me më shumë trofe në histori, plot 44. Këto janë numrat mbresëlënës të 38-vjeçarit Dani Alves, që megjithëse i tejngopur me suksese, thotë se ndien një emocion të veçantë në prag të debutimit me ekipin olimpik të Brazilit në Olimpiadën “Tokyo 2020”, kundër Gjermanisëm në Yokohama.

I mbetur jashtë përfaqësueses së “Seleçaos” së drejtuar nga Tite (u mund të finalen e Kupës së Amerikës nga Argjentina), Alves iu përgjigj me kënaqësi ftesës së trajnerit André Jardine, duke kurorëzuar kështu një ëndërr të fëmijërisë:

“Është hera ime e parë këtu, në një Olimpiadë. Është gjithmonë diçka e veçantë, për mua, edhe më shumë. Kam pasur shumë përvoja, por kurrë nuk kisha marrë pjesë në një ngjarje të tillë, një gjë kaq gjigante. Unë u përpoqa dy ose tri herë, por gjithnjë shkoi keq. Këtë herë ia dola dhe jam këtu. Edhe pse kam përjetuar kaq shumë gjëra të veçanta, kjo më bën të ndiej një emocion, si nervozizëm, por që nuk të dëmton.”

Alves synon të përcjellë te futbollistët e rinj të Brazilit atë frymë që më herët, atij ia përçuan lojtarët të tjerë të mëdhenj të “Seleçaos”.

“Tani shpresoj të jem në lartësinë e një kompeticioni si ky dhe në lartësinë e ekipit tim kombëtar. Çfarë kontributi mund të jap në moshën 38-vjeçare? Fryma ime është e re dhe tani duhet të kthej besimin që u dha vite më parë për mua. Do ta nisim përballë Gjermanisë, për Brazilin do të jetë gjithmonë një ndeshje e veçantë.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...