Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dani Alves zbulon arsyet pse refuzoi rinovimin me PSG-në

Luajti për dy sezone me Paris Saint Germain dhe arriti të fitojë dy tituj kampionë të Francës, por duket se jetesa në kryeqytetin francez nuk është se i ka pëlqyer shumë brazilianit Dani Alves, që këtë verë zgjodhi të rikthehet në atdhe.

Mbrojtësi, që më herët ka luajtur edhe për Barcelonën e Juventusin, theksoi se jeta në Paris është shumë e lodhshme dhe se racizmi është gjithmonë një problem që e has kudo, arsye këto që e shtynë të refuzojë rinovimin e kontratës.

“Nëse shkon në Paris për një javë, ke bërë udhëtimin e jetës, por nëse rri aty gjatë, gjithçka bëhet e lodhshme. Është një qytet i lodhshëm, ku racizmi ndjehet në çdo hap. Me mua nuk është se përdornin shprehje raciste, por miqtë e mi e vuanin shumë këtë pjesë”, deklaroi Dani Alves.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...