Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dani Olmo e ka vendosur të ardhmen, e thotë për “Bild”-in

Dani Olmo po rifiton gradualisht formën sportive, pas dy dëmtimeve të muskujve që e kanë penguar të ketë vazhdimësi në fushën e gjelbër. Nga nëntori deri në janar ai humbi në total 13 ndeshje për arsye dëmtimi dhe të infektimit me Koronavirus.

Tashmë po i lë pas të gjitha probleme fizike për të performuar sërish në nivelin më të lartë. Emri i tij u lidh me Barcelonën gjatë merkatos së verës. Klubi “blaugrana” tentoi ta merrte në ditët e fundit të gushtit, por nuk ia doli, gjithsesi mundësinë do ta ketë sërish pas një viti.

Në këtë moment, Olmo duket i përkushtuar për të gjetur vazhdimësisë dhe beson se sezonin e ardhshëm do të vazhdojë në Gjermani. Kjo është shpjeguar nga “Sport Bild”. “Nuk kam nxitim. Jam shumë i lumtur këtu dhe kam ende kontratë deri në vitin 2024. Nuk shoh arsye të largohem këtë verë dhe të ndryshoj klub. Kam kaluar gjashtë muaj të vështirë dhe Jam i lumtur që mund të luaj sërish. Jam i përqendruar vetëm te ndeshjet,” janë fjalët e Dani Olmos për tabloidin gjerman.

Synimi i tij është gjithashtu të kthehet në Champions League me RB vitin e ardhshëm. Gjithsesi, në Gjemani shkruajnë se qëndrimi ose jo i spanjollit do të varet nga vendi ku do të pozicionet Leipzigu në përfundim të sezonit.

Skuadra e Red Bullit aktualisht është e pesta, me dy pikë pas Hoffenheimit në vendin e katërt.

“Unë do të doja të luaja në Champions League, kjo është e qartë dhe të gjithë këtu ndihen njësoj. Ne e kemi këtë objektiv dhe jam i sigurt se do ta arrijmë këtë vit,” thotë lojtari.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...