Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dani Olmo te Leipzigu, transferim rekord për Dinamon e Zagrebit

Shuhet ëndrra e Milanit për t’i bërë “dhuratë” trajnerit Pioli spanjollin Dani Olmo. Sikurse njoftojnë mediet kroate, mesfushori ka braktisur sot në mëngjes fazën përgatitore të Dinamos, për të udhëtuar drejt Zagrebit, ku ka fiksuar një takim me drejtuesit e Leipzigut, me të dilët do të përcaktojë detajet e fundit të një marrëveshjeje, praktikisht të arritur.

Olmo më pas do të fluturojë drejt Gjermanisë, ku do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të firmosë me klubin e Red Bullit. Pasi refuzoi ofertën e parë të gjermanëve prej 16 milionë eurosh (plus 10% të vlerës së kartonit nëse do të shitet në një klub tjetër në të ardhmen), Leipzigu e ka rritur ofertën në thuajse 30 milionë, shifër që i ka bindur drejtuesit e Dinamoz së Zagrebit të thonë “po”.

Nuk u mbetet asgjë për të bërë dy drejtuesve të Milanit, Maldinit dhe Bobanit, që po e ndiqnin me shumë interes prej disa muajsh spanjollin. Gjithsesi, kuqezinjtë nuk mund të ofronin më shumë se 20 milionë euro, plus 5 bonuse, e formuluar një javë më parë. Olmo duket se ka preferuar Bundesligën para Serisë A, i shtyrë edhe nga fakti që Leipzigu kryeson renditjen dhe ka shanse reale për të fituar titullin, duke zbritur nga froni Bayernin. Është praktikisht e sigurt që sezonin e ardhshëm do të mund të luajë në fazën e grupeve të Championsit.

Tranferimi i trekuartistit të talentuar do të shënojë një rekord të ri për Dinamon e Zagrebit, që kurrë më parë nuk ka arritur të arkëtojë 30 milionë (mund të shkojë 35 milionë me bonuset) për një futbollist. Shumën më të lartë, 23 milionë euro, gjigantët kroatë e kanë siguruar nga shitja e Marco Pjacas tek Juventusi.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...