Gossip

Danielle Knudson ishi i Raonic, “zjarri” i ri i Alessandre Patos

Prej disa javësh kishin nisur të qarkullonin zëra për një lidhje të mundshëm të Alesandre Patos me modelen Danielle Knudson. Tashmë çifti e ka bërë publike lidhjen nëpërmjet rrjeteve sociale, ku kanë postuar foto së bashku, te realizuara gjatë pushime në Itali.

Në njërën prej fotove, ish-futbollisti i Milanit, aktualisht pjesë e Tianjin Quanjian në Kinë, ka shënuar një dedikim special për partneren e tij të re e cila është ish e dashura e tenistit Milos Raonic.

“Zemrat tona janë si gur stralli. Kur goditen me njëri-tjetrin, ndiejnë dashuri. Shkëndijat fluturojnë dhe ndezin trupat tanë. Kur përplasen, ndezim botën.”

Një frazë kjo e e këngës Firestone e këngëtarit Kygo.

 

To Top