Daniil Medvedev është tenisti i momentit. Sportisti rus po shkëlqen në javët e fundit duke arritur që të shpallet tre herë radhazi kampion: në Roterdam, Doha dhe Dubai.
Aktualisht, Medvedev po bën mirë dhe në Indian Wells Masters 1000, teksa u kualifikua për në raundin e 1/8-ve. Edhe pse “Tenis Garden” nuk është një nga terrenet e tij të preferuara, ai ia doli që të mundë bjellorusin Ilya Ivashka (6-2, 3-6 dhe 6-1).
LEXO EDHE:
- VIDEO/ Rrahmani gjen rrjetën dhe vulos fitoren e Napolit ndaj Atalanta-s
- VIDEO/ Seferi i pandalshëm, shënon golin e shtatë në Ukrainë
- Guardiola elozhe për mesfushorin: I shkëlqyer, por jo sa unë! Kundër Crystal Palace ishim perfekt
- Mposhti sëmundjen e keqe dhe i solli fat skuadrës kundër Liverpool, rikthehet pas 525 ditësh
Kjo ishte fitorja e 16-të radhazi për rusin, i cili ka bërë një kapërcim gjigant në renditjen e përgjithshme. Në raundin tjetër, kundërshtart i Medvedv do të jetë Aleksandër Zverev i cili u rikthye pas dëmtimit dhe po bën një paraqitje të mirë.
Një muaj më parë ai nuk ishte as mes 10 më të mirëve, ndërsa tani pozicionin e gjashtë, ndërsa mund të arrijë të futet në “top-5”, pasi shumë pranë tij në vendin e katërt ndodhet Casper Ruud.
