Tenis

Daniil Medvedev mes pretendentëve të turneut të përmbyllës të Londrës

Përgatiti: Alked Gjebrea

Pas përfundimit të Mastersit të Parisit, sezoni tenistik për vitin 2020 është vërtet shumë pranë fundit. Tani në kalendar mbetet edhe turneu 250 në salla të mbyllura i Sofjes, ku spikasin emra të tillë si Shapovalov, Auger – Aliassime, De Minaur, Struff, Mannarino, Millman, Basilashvili apo dhe Marin Cilic, sidoqoftë të gjithë presin me padurim finalet e sezonit, minikampionatin botëror të tetë tenistëve më të mirë të vitit 2020.

Listës së pretendentëve në Londër befas i është shtuar edhe tenisti rus, Daniil Medvedev. 24-vjeçari moskovit ka qenë gjithmonë aty, në këto 20 muajt e fundit, mes listës së tenistëve të privilegjuar me numër në çdo turne, gjithsesi karriera e tij ka ndryshuar vërtet shumë në dy vitet e fundit.

Gjatë kësaj periudhe Daniil Medvedev ka fituar plot 5 turne, madje me suksesin e fundit në Paris – Bercy tenisti rus ia doli mbanë për t’u rikthyer sërish në pozicionin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm botëror. Medvedev e preku për herë të parë në karrierë numrin 4 në renditjen ATP menjëherë pas finales dramatike me 5 sete që humbi shtatorin e vitit të kaluar me Rafën në Flushing Meadows, ndërsa këtë herë tenisti moskovit ia doli mbanë për të lënë prapa në klasifikimin botëror të madhin Roger Federer, që tashmë është i shtrënguar për të rrëshqitur në vendin e pestë.

Sezonin e kaluar Daniil Medvedev fitoi katër turne, në Sofje, Cincinnati, St. Petersburg dhe Shanghai, ndërsa sivjet tenisti rus pati një edicion plot luhatje, ku rezultati më i mirë konsiderohej gjysmëfinalja e humbur në US Open, ku u mund në vetëm tri sete pikërisht nga tenisti që siguroi në fund edhe turneun njujorkez Dominic Thiem.

Për hir të së vërtetës, siç deklaroi edhe vetë në ceremoninë përmbyllëse, Daniil Medvedev udhëtoi pa shumë pretendime drejt kryeqytetit francez, megjithatë tenisti moskovit u rrit nga ndeshja në ndeshje dhe fitoi besim, deri në atë pikë sa për t’u kurorëzuar në fund me trofeun e edicionit të 49 të Mastersit Parizien.

Në Paris Bercy mungoi numri 1 i botës dhe njëkohësisht edhe tenisti më i suksesshëm i Mastersit Francez. Novak Djokovic që e ka fituar plot 5 herë në karrierë Mastersin e Parisit gjithsesi garantoi vendin e parë në renditjen botërore deri në fund të këtij viti, pas eliminimit të “mbretit” të fushave me dhe, Rafael Nadal, që në fazën gjysmëfinale. Përveç kampionit në fuqi Novak Djokovic në Paris mungoi edhe finalisti i edicionit të kaluar Denis Shapovalov, bashkë me numrin 3 të botës Dominic Thiem, sidoqoftë Daniil Medvedev mori përpara me radhë kundërshtarë të tillë si Kevin Anderson, Alex De Minaur, Diego Schwartzman, Milos Raonic dhe Alexander Zverev.

Eliminimi i Rafës në turne të tillë “indoor” nuk përbën më kurrfarë surprize, mjafton të kojtohet fakti që tenisti spanjoll nuk ka arritur kurrë të fitojë si Mastersin Parizien ashtu edhe turneun përmbyllës të tetë tenistëve më të mirë të sezonit. 34-vjeçari nga Majorka numëron 2 finale të humbura në Londër dhe 1 në Paris në këto turne në salla të mbyllura dhe tenisti i famshëm iberik ndoshta udhëtoi drejt kryeqytetit francez për të thyer këtë mallkim, duke kërkuar trofeun e 36-të Masters në karrierë për t’u barazuar me 33-vjeçarin nga Serbia Novak Djokovic, por në gjysmëfinale Sascha Zverev luajti shumë më mirë dhe në këtë mënyrë Nole garantoi mbylljen e sezonit në catinë e botës si numri 1, për herë të gjashtë në karrierë, duke u barazuar kështu me tenistin legjendar amerikan Pete Sampras, që u tërhoq në mënyrë të papritur pas titullit të fituar në US Open, në moshën 31-vjecare.

Në “Palais Omnisports” në “Court Central”, pra fushën qendrore me kapacitet prej plot 14.000 spektatorësh finalja u zhvillua pa praninë e publikut dhe Danill Medvedev e meritoi plotësisht titullin. Pasi u thye në shërbim pikërisht atëherë kur dy tenistët po bëheshin gati për të mbyllur llogaritë e setit hapës në “tie break”, Medvedev qëndroi i fortë edhe kur humbi game-n e tretë të setit pasardhës, një game me 22 pikë që zgjati çerek ore dhe ku tenisti gjerman i anuloi plot katër mundësi për break.

Numri 7 i botës kishte fituar plot 5 nga 6 sfidat me tenistin moskovit, megjithatë momenti i kthesës u regjistrua pas avantazhit 4-3 në favor të Sascha-s, sepse në vazhdim Daniil Medvedev fitoi 9 nga 10 game-t e fundit të takimit, për të fituar finalen me rezultatin 5-7, 6-4, 6-1 në diçka më tepër se dy orë lojë.

Fitoren e vetme në sfidat ndërmjet tyre tenisti rus e kishte siguruar pikërisht në finalen e Mastersit të Shangait, 13 muaj më parë. Pra ky është titulli i 3 Masters në 4 finalet e zhvilluara në turnetë e kësaj kategorie 1.000 pikëshe dhe Medvedev barazohet kështu pikërisht me Sascha-n me nga 3 trofe të tillë, ndërkohë në krahun tjetër 23-vjecari gjerman që ka humbur 4 nga 7 finalet Masters në karrierë mbetet në kuotën e 13 turneve ATP, pra ndonëse është 14 muaj më i vogël Sascha përsëri krenohet me 5 trofe më shumë se sa tenisti moskovit.

Daniil Medvedev u bë tenisti i katërt rus që triumfon në Mastersin Parizien pas emrave të tillë si Marat Safin, Nikolay Davydenko dhe Karen Khachanov, sidoqoftë 24-vjecari u bë gjithashtu edhe tenisti i pestë i ndryshëm që fiton në këtë turne indoor në pesë vitet e fundit, pas emrave të tillë si Andy Murray, Jack Sock, Karen Khachanov dhe Novak Djokovic.

Tani vëmendja shkon natyrshëm në Londër, për edicionin e fundit të ATP Finals që do të zhvillohet në kryeqytetin britanik, sepse siç dihet Torino ka fituar të drejtën për të organizuar finalet e sezonit nga 2021 deri në vitin 2025. Numri 9 i botës, tenisti argjentinas Diego Schwartzman siguroi në mesjavë edhe biletën e fundit për në Londër, aktivitet që do të mbyllë përfundimisht sezonin dhe do të zhvillohet nga data 15 deri më 22 nëntor në O2 Arena.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency