Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Danilo Alves pozon me fanellën e Ordabasit në Kazakistan

Në Vlorë duhet ta harrojnë përfundimisht brazilianin Danilo Alves. 27-vjeçari, I cili u largua në vendlindjen e tij pas përfundimit të fazës së dytë të kampionatit, për të mos u kthyer më në Vlorë, i është bashkuar skuadrës kazake Ordabasi.

Edhe pse administratori Sinan Idrizi është shprehur publikisht se priste rikthimin e tij nën urdhrat e Dajës, braziliani e ka patur të ndarë mendjen për t’i dhënë fund aventurës me Flamurtarin, pasi pretendonte se nuk ishte shlyer financiarisht.

Alves ka kërkuar ndërprerjen e kontratës me vlonjatët, por ende nuk është e qartë nëse e ka bërë këtë me konsensus apo ka vepruar sipas kokës së tij. Gjithsesi, ai nuk mund të luajë në kampionatin e Kazakistanit, që nis në muajin mars, nëse nuk merr lejekalimin nga vlonjatët. Nëse palët nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, çështja zgjidhte nga FIFA, ku Flamurtari ka shumë gjyqe të humbura.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...