Kategoria Superiore

Danilo Alves, presion Skënderbeut: Fitojmë 1-0 me golin tim

Flamurtari shkon në superndeshjen ndaj Skënderbeut i vetëdijshëm në forcën që posedon dhe me objektivin për të triumfuar në një transfertë të vështirë. Kuqezinjtë kanë në favor mbrojtjen më të mirë të kampionatit që do të përballet me sulmin më të mirë të tij. Megjithatë vëmendja shkon pikërisht tek sulmi, aty ku kuqezinjtë kanë rigjetur një tjetër lider së bashku me kapiteninin Tomislav Busic, brazilianin Danilo Alves. Numri 99 i Flamurtarit vjen nga dy gola të shënuar në dy ndeshjet e fundit, ndërkohë që në transfertën e Kukësit doli i dëmtuar duke alarmuar disi ambientin. Në një intervistë ekskluzive për Supersport, Danilo Alves konfirmon se do të jetë në fushë për të ndihmuar skuadrën e tij.

“Ndihem mirë dhe gati për të luajtur ndaj Skënderbeut pas problemeve që pata në Kukës. Është një ndeshje e rëndësishme dhe akoma më e fortë se ajo e javës së shkuar”.

Danilo Alves është një nga më të vjetrit në ekip dhe fjala e tij ashtu si ajo e kapitenit Busic dhe mbrojtësit Veliu ka peshë tek shokët e skuadrës. Vetë 27-vjeçari tregon gjendjen e skuadrës duke bërë dhe një analizë të ecurisë së saj.

“Kam folur me të gjithë shokët e skuadrës dhe janë të përqendruar për këtë ndeshje. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të fitojmë, për të arritur këtë duhet të japim maksimumin si skuadër. Ekipi po luan mirë ndërkohë që personalisht jam i lumtur për golat dhe shpresoj të shënoj edhe ndaj Skënderbeut si dhe në vijim pasi këtë edicion kam shënuar shumë pak për skuadrën”.

Flamurtari është skuadra rekord përsa i përket barazimeve këtë sezon me 8 rezultate të tilla. Danilo Alves ka idetë e qarta për rezultatin që i duhet në këtë 90 minutësh të rëndësishëm.

“Shpresojmë ta kalojmë me rezultat pozitiv këtë ndeshje. Nuk duhet të pësojmë gol dhe të mos humbasim. Do japim maksimumin dhe shpresoj të fitojmë 1-0”.

Në fund një fjali për të treguar karikimin që ka kapluar ambientin në Vlorë, por mbi të gjitha për të çuar optimizmin edhe tek publiku vendas.

“Jam optimist, fitojmë 1-0 me gol të Danilo Alves. Forca Flamurtari”.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency