Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Militao e Kroos i japin fitoren Realit, diferenca me Barçën kthehet -2

Reali i Madridit fitoi 2-1 përballë Cadizit në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të në La Liga, duke ngushtuar në 2 pikë diferencën me Barcelonën kryesuese.

“Los Blancos” kaluan në epërsi të dyfishtë falë golit të Militaos në pjesën e parë dhe të Toni Kroosit në fraksionin tjetër, por rrezikuan disi në fund kur Cadizi ngushtoi diferencën me Perezin 8 minuta para fundit të kohës së rregullt, pas një pasigurie të Courtois.

Gjithsesi, tri pikë të merituara nga skuadra e Ancelotti, që “harron” shpejt humbjen e papritur në fushën e Rayo Vallecanos.

Rastet:

Reali i Madridit shkon i qetë mes pjesëve në dhomat e zhveshjes në ndeshjen me Cadizin në “Santiago Bernabeu”. Kampionët në fuqi të Spanjës e zhbllokuan rezultatin në minutën e 40-të me Militaon, që e shtyu topin drejt rrjetës pas  pasimit të gjermanit Toni Kroos.

Pjesa e dytë u luajt e hapur, me raste në të dyja portat, por goli i radhës u shënua sërish nga futbollistët e Realit, pikërisht nga Toni Kroos me një goditje fluturimthi nga jashtë zonës.

Në minutën e 81-të diferenca u ngushtua në 2-1, pas një pasigurie të portierit Courtois.

 

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...