Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Danny Rose s’gjen vend te Tottenhami, përgatitet largimi  

E ardhmja e Danny Rose do të jetë larg Tottenhamit. Menaxherët e lojtarit dhe drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet për ndërprerjen me konsensus të kontratës së futbollistit, i cili nuk po gjen vend në formacionin e Mourinhos.

Mbrojtësi i majtë sezonin e kaluar luajti në huazim te Newcastle United, ku u aktivizuar 11 herë, por pas rikthimit te “Spurs”-at lojtari është lënë serish jashtë nga trajneri portugez, i cili nuk e konsideron pjesë të projektit të tij.

Rose, i cili paguhet 70 mijë stërlina në javë, nën drejtimin e Mourinhos ka luatur vetëm pesë ndeshje para se të huazohej në janar te “Magpies”. Shfaqia e tij e fundit me fanellën e “Spurs”-ave ishte më 11 janar, kur u mposhtën në kampionat nga Liverpooli. Ardhja në skuadër e Sergio Reguilon e shtyn më shumë drejt largimit 30-vjeçarin.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...