Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dardanët në Parma, edhe 7 futbollistë nën urdhrat e Challandes

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka fluturuar sot drejt Parmës, më Italisë, dhe është akomoduar në “NH Hotel”. Dardanët u pritën më aeroportin e Parmës nga ambasadorja e Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim.

Grupit të futbollistëve që udhëtuan nga Kosova në Parma iu bashkuan edhe shtatë lojtarët e tjerë: Samir Ujkani, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Milot Rashica dhe Elbasan Rashani, të cilët klubet nuk u kishin lejuar të udhëtonin drejt Prishtinës për shkak të Koronavirusit.

Lajm i mirë fakti që rezultatet e testeve të këtyre futbollistëve për Covid-19 kanë rezultuar negative. Kësisoj, të gjithë lojtarët janë në dispozicion të përzgjedhësit Challandes, i cili sonte në orën 18:45 do ta mbajë seancën e fundit stërvitore para përballjes së nesërme me moldavët.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...