Kosova

“Dardanët” nisin përgatitjet për Malin e Zi, Challandes i jep dy futbollistë U21-shit

Vetëm një ditë pas fitores minimale 1-0 ndaj Gjibraltarit në miqësore, Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur nga puna për të përgatitur ndeshjen eliminatore të Euro 2020-ës ndaj Malit të Zi, e planifikuar për më 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Nën urdhrat e trajnerit Bernard Challandes kanë qenë vetëm 18 futbollistë sot, pasi Ujkani, Dresevic dhe Nuhiu, të cilët luajtën për 90 minuta ndaj Gjibraltarit, janë lënë pushim, ndërsa Arbenit Xhemajli dhe Lirim Kastrati janë lënë të lirë ti bashkohen Kosovës U21 për ndeshjen ndaj Shqipërisë, më 15 tetor në “Elbasan Arena”.

Këta të fundit ishin risi në listën e trajnerit zviceran për këtë grumbullim dhe mbrojtësi luajti për 90 minuta në fushë, duke treguar siguri dhe saktësi, ndërsa sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit shfaqi dëshirë të madhe, por pa arritur të nxjerrë në pah aftësitë e tij më të mira.

Në seancën e sotme, janë stërvitur plotësisht me grupin edhe futbollistë si Milot Rashica, Herolind Shala dhe Vedat Muriqi, të cilët kishin ardhur me probleme fizike nga klubet e tyre dhe ishin stërvitur veçmas në ditët e para të grumbullimit.

Kosova do të përballet me Malin e Zi të hënën në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një sfidë ku për “Dardanët” vlen vetëm marrja e 3 pikëve, për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në kampionatin Europian të 2020-ës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency