Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Darmian te Juventusi për 12 milionë euro

Juventusi bën goditjen e parë të merkatos së verës. Bardhezinjtë kanë gjetur akordimin për afrimin e Mateo Darmian nga Manchester United. Mbrojtësi do të nënshkruajë një marrëveshje 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon. Pritet që 28-vjeçari të zhvillojë shumë shpejtë vizitat mjekësore, një rit që i paraprin edhe firmës mbi kontratë.

Bardhezinjtë do të kalojnë në llogarinë e United 12 milionë euro. Kujtojmë që Darmian është rritur si futbollist në fidanishtet e Milanit e më pas është aktivzuar me Padovan, Palermon dhe Torinon. Ishte pikërisht klubi “granata” ai që për 18 milion euro e shiti kartonin e tij tek Man United në vitin 2015.

Largimet e Asamoah dhe Lischteiner po plotësohet shpejt nga drejtuesit e Juventusit, që pas Spinazolës dhe Mateo Caldarës ka mbyllur gjithçka edhe për Darmian. Ky i fundit shihet si një futbollist me mjaft vlera nga trajneri Allegri, kjo për faktin se 28-vjeçari është i aftë të luajë në të dy krahët e repartit difensiv. Në këtë mënyrë proçesi i rindërtimit të mbrojtjes duke synuar lojtarë me moshë më të re ka nisur tek kampionët e Italisë, ndërkohë që për mesfushën është gjithnjë e më pranë akordi me turko-gjermanin e Liverpoolit , Emre Can.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...