Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dashuria e madhe për Dortmundin, veprimi i kapitenit lumturon tifozët

Marco Reus është një legjendë e gjallë në “Signal Iduna Park”. Kapiteni luan me Borussia Dortmund prej vitit 2012.

Edhe pse ofertat nuk i kanë munguar kurrë, sidomos nga ana e Bayern Munchen, Reus nuk e ka çuar asnjëherë ndërmend të largohet nga skuadra e tij e zemrës.

Bild raporton se drejtuesit e klubit dhe agjenti i lojtarit kanë arritur marrëveshjen për të rinovuar me një tjetër vit kontratën që i përfundon këtë verë.

33-vjeçari ka pranuar të ulë pagën e tij sezonale nga 12 në 7 milionë euro. Reus ka shënuar 161 gola në total me verdhezinjtë.

Gjatë këtij sezoni, ai numëron 6 gola dhe 5 asiste në 18 ndeshje të zhvilluara në kampionat.

Lexo edhe:

Reus është një nga lojtarët më të talentuar dhe me klas që ka nxjerrë futbolli gjerman. Por edhe ndër më fatzinjtë për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pësuar.

Dortmund po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe po garon për fitimin e Bundesligës me Bayernin. Bavarezët kryesojnë me dy pikë më shumë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...