Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dashuria e Mancinit për Sampdorian: Pesëmbëdhjetë vjet janë një jetë

Roberto Mancini, trajner i Arabisë Saudite, nuk e fsheh dashurinë për ngjyrat e Sampdorias, klub me të cilin ka lënë shenjë në karrierën e tij si futbollist: “Pesëmbëdhjetë vjet janë një jetë”.

Kanë kaluar pesë muaj nga njoftimi që i befasoi të gjithë: Roberto Mancini nuk është më komisioneri teknik i kombëtares italiane, por e tashmja e tij quhet Arabi Saudite.

Mancini, i lindur në vitin 1964, po përpiqet të riorganizojë një ekip me shumë varfëri nga pikëpamja teknike.

Ai foli gjatë emisionit “Che Tempo Che Fa” të transmetuar në “Nove”, ku u prekën tema të ndryshme, që nga marrëdhënia e tij me të ndjerin Gianluca Vialli e deri te  përvoja e gjatë si lojtar i Sampdorias, klub me të cilin është i lidhur edhe sot.

“Vialli? Së bashku jetuam vite të mrekullueshme, ishim të rinj dhe u argëtuam shumë. E ndjej gjithmonë pranë meje. Një miqësi vëllazërore, që shkon përtej çdo gjëje. Luca kishte një karizëm shumë të fortë, ishte shumë i rëndësishëm për fitoren e kampionatin europian”.

Lexo edhe:

​”Kthimi te Sampdoria? Që nga dita që u largova, ka mbetur ëndrra ime, pesëmbëdhjetë vjet janë një jetë. Do ta doja të kthehesha”.

Në fund, Mancini komenton edhe largimin nga Italia. “Kur ndodhin gjëra të tilla, është e trishtueshme: ndonjëherë një trajner largohet, herë të tjera ai jep dorëheqjen. Kam kaluar shumë mirë si trajner italian, ndihem mirë edhe në Arabinë Saudite, megjithëse puna është mjaft e vështirë”.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...