Thiago Silva do të largohet nga Chelsea. Mbrojtësi i njohur ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Në verë del lojtar i lirë dhe 38-vjeçari mund të rikthehet në vendlindje.
Në skenë ka dalë Fluminense, klub ku një nga qendërmbrojtësit më të mirë të 15 viteve të fundit luajti përpara se të transferohej te Milani (2009).
Lexo edhe:
- Ekskluzive/ Shqipëria dorëzon aplikimin, synohen finalet e Kampionatit Evropian për 19-vjeçarët
- Arritjet dhe projektet e së ardhmes, fjala e plotë e presidentit Duka në Asamble
- “Kampionati të nisë më 1 prill”, presidenti kampion hedh idenë e çmendur
- I pathyeshëm në stolin e kampionëve, ecuria fantastike e Duros te Struga
Presidenti i klubit brazilian, Mario Bittencourt dhe Marcelo, i cili u rikthye te Fluminense pas aventurës aspak pozitive tek Olympiacos, po tentojnë ta bindin të rikthehet në shtëpi.
Thiago Silva luan me Chelsea prej gushtit të vitit 2020. Me “Blutë e Londrës” realizoi ëndrrën e madhe të fitimit të Champions League (2021).
