Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

David Luiz diletant, Manchester City ndëshkon rëndë Arsenalin

Manchester City i jep një mësim të mirë Arsenalit në sfidën e parë që zhvilluan këto dy skuadra pas ndalesës së gjatë për shkak të COVID-19. Kampionët në fuqi të Premier League-s fituan 3-0 në “Etihad”, duke i dhënë një goditje të fortë objektivit të “Topçinjve” për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm. “Nxënësi” Mikel Arteta nuk ia doli të surprizonte “mesuesin” Guardiola, “i tradhtuar” nga mbrojtësi David Luiz, i cili la fushën në minutën e 49-të i ndëshkuar me karton të kuq, kur rezultati ishte 1-0.

Raheem Sterling shfrytëzoi maksimalisht një gabim foshnjarak të David Luiz në minutën e dytë shtesë të pjesës sa parë për të zhbllokuar rezultatin. I zgjuar pasimi i gjatë i De Bruyne, por amator në ndërhyrje mbrojtësi brazialin, që la topin të kalonte pas shpinës së tij, aty ku Sterling u gjend i vetëm përballë Lenos.

Me fillimin e pjesës së dytë, David Luiz shkaktoi 11-metërsh (u ndëshkua me të kuq si i fundit), duke i dhënë mundësi belgut De Bruyne të shënonte nga pika e bardhë, 2-0.

Minutat e mbetura ishin formale për Citizens, që shënuan të tretin në kohën shtesë me Foden.

Vetëm disa minuta në fushë për Taulant Xhakën që u nxor me barelë nga fusha i dëmtuar që në minutën e tetë.

Kjo fitore e skuadrës së Guardiolës shtyn festën e titullit të Liverpoolit, që edhe me një sukses të mundshëm ndaj Evertonit nuk shpallet matematikisht kampion.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...