David Luiz e ka shprehur disa here që ndihet mirë nën drejtimin e Maurizio Sarrit dhe ketë sezon e ka treguar në fushë që meriton të qëndrojë te Chelsea.
Kontrata e brazilianit skadon në qershor dhe mbrojtësi 32-vjeçar dëshiron të qëndrojë, ndaj ka patur një takim me drejtuesit për të diskutuar për rinovimin.
Palët nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për kohëzgjatjen e kontratës. Lojtari dëshiron 2 sezone të tjera ndërsa politika e klubit për lojtarët mbi 30-vjeç është e qartë, rinovimi bëhet vetëm për një sezon.