Basketboll

Davis i papërmbajtshëm në fitoren e Lakers, pëson humbjen e parë Denveri

Los Angeles Lakers e kanë tashmë thjesht një kujtim të hidhur humbjen në ndeshjen e parë të sezonit të rregullt ndaj Los Angleges Clippers. Të udhëhequr nga dyshja James-Davis, kalifornianët morën fitoren e tretë radhazi përballë Memphis Grizzlies, që mundën të rezistonin vetëm në pjesën e parë, për t’u dorëzuar më pas pa kushte për rezultatin përfundimtar 120-91. I papërmbajtshëm Andhtony Davis me 40 pikë dhe 20 “rebound”, ndërsa “Mbreti” James u kënaq me vetëm 23 pikë dhe 8 asiste.

Në radhët e skuadrës nga Tennessee, shënuesi më i mirë rezultoi Morant me 16 pikë. 16 herë kampionët e NBA renditen të tretët në Perëndim me 3 fitore dhe 1 humbje, ndërsa me Grizlies ndodh e kundërta, pasi kanë koleksionuar 1 fitore dhe 3 humbje.

Vjen humbja e parë sezonale për Denver Nuggets pas 3 sukseve radhazi. Ua shkaktoi Dallas Mavericks me rezultatin 106-109, duke nxjerë në pah problemet që ishin evidentuar edhe më parë, por që fitoren e fillimsezonit i kishin fshehur. Skuadra nga Colorado dominon sa u përket pikëve të shënuara nga 5-shja titullare (84/50), por disfata është neto kur bëhet fjalë për pikët e lojtarëve të stolit. Kjo dallohet qartë edhe te statistikat, ku 4 pikëshënuesit më të mirë të sfidës janë të Denverit, me më të mirin Millsap me 23 pikë.

Atlanta Hawks nuk u mjaftoi Jonh Collins, që rezultoi më i miri mbi parket me 30 pikë, pasi u mposht 112-97 nga Miami Heat. Për skuadrën nga Florida spikati Tylor Herro me 29 pikë, ndërsa Goran Dragic shtoi edhe 21 pikë të tjera.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency