Seria A në Itali nisi mes problematikash të shumta në transmetim, teksa kompania DAZN, që ka edhe ekzkluzivitetin e transmetimit, shfaqi sërish problemet e përsëritura shpesh sezonin e kaluar, duke ngjallur irritimin e tifozerisë.
Autoritetet përkatëse reaguan menjëherë duke kërkuar llogari, teksa pas diskutimesh të shumta, është vendosur që DAZN të dëmshpërblejë të gjithë abonentët me 50% të vlerës së abonimit mujor që ata kanë paguar.
Paratë e dëmshpërblimit do të kalojnë automatikisht në llogarinë e abonentëve, pa pasur nevojën e plotësimit të formularëve, ndërsa DAZN është zotuar që të zgjidhë problemin teknik para nisjes së javës së dytë.
Edhe sezonin e kaluar kompania pati probleme të shumta me transmetimin e ndeshjeve, teksa imazhi i saj në Itali është në pikën më të ulët, pasi cilësia lë shumë për të dëshiruar.
