Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

De Biasi emërohet trajner i Azerbajxhanit, merr me vete edhe ish kapitenin e Shqipërisë

Pritja gati 3-vjeçare ka marrë fund dhe Giani De biasi do të rikthehet sërish në pankinë, këtë herë për të drejtuar skuadrën kombëtare të Azerbajxhanit.

Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë ditës së sotme, më në fund është arritur akordi mes palëve dhe është hedhur firma mbi kontratë, ndërsa në këtë eksperiencë, tekniku italian do të shoqërohet edhe nga një shqiptar.

Bëhet fjalë për ish kapitenin e kombëtares Shqiptare, Ansi Agollin, të cilin De Biasi ka zgjedhur ta marrë me vete, për të shfrytëzuar faktin që tiranasi ka luajtur për shumë vite në Azerbajxhan, me skuadrën më të njohur të vendit Qarabagun.

Marrëveshja mes De Biasit dhe federatës azere ishte arritur që përpara muajit mars, pro izolimi për shkak të pandemisë shtyu firmën, që erdhi vetëm sot dhe tani tekniku italian është gati të nisë punën.

Kujtojmë që herë ne fundit që De Biasi ka drejtuar një skuadër ka qenë vjeshta e 2017-ës, në stolin e spanjollëve të Deportivo Alaves, prej ku u shkarkua më 27 nëntor të po atij viti dhe që atëherë ka parë t’i sfumohen disa mundësi për t’u rikthyer në pankinë.

Tani Giani De Biasi, bashkë me Ansi Agollin do të provojnë të përsërisin suksesin që patën me Kombëtaren Shqiptare, edhe te përfaqësuesja azere, ku do të synojnë kualifikimin në Europianin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...