Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

De Biasi: Gjesti i Shqipërisë, shembull i madh botëror

Gianni De Biasi nuk e fsheh krenarinë për dërgimin e një trupe prej 10 mjekësh e 20 infermierësh shqiptarë në vijën e parë të frontit, në Lombardi. Në një rrëfim për mediet italine, ish-trajneri i Shqipërisë (ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare) thotë se kjo mirënjohje e shqiptarëve ndaj popullit Italian është shembull botëror.

“Me shqiptarët kemi dhënë dhe kemi marrë në mënyrë reciproke. U krijua menjëherë lidhja ndaj u ndjeva pjesë e atij populli, aq sa u bëra pjesë e tij edhe me marrjen e nënshtetësisë. Janë pranë Italisë në këto momente edhe si shprehje mirënjohjeje të konsoliduar në kohë. Shumë vite më parë, ne u kemi dhënë atyre një mundësi dhe tani ata po na e japin ne. Ky është një shembull i madh në nivel botëror”.

De Biasi rrëfeu se kishte komunikuar nëpërmjet mesazheve me kryministrin Edi Rama, me të cilin konfirmoi e ruan marrëdhënie të ngushta.

“I dërgova një mesazh Edi Ramës për të theksuar gjestin e madh njerëzor nga ana e tij dhe popullit shqiptar. I thashë të ishte krenar për shembullin që i ka dhënë botës. Ai u zgjodh kur unë drejtoja kombëtaren dhe kemi krijuar menjëherë lidhje dhe ka lindur nëj miqësi e fortë. Ai vetë ka qenë basketbollist dhe ka pasur gjithmonë vëmendje ndaj sportit. Në periudhën kur unë drejtoja Shqipërinë, Kombëtarja i dha një mësim shumë të rinjve se si mund të realizohen enrdrrat e tyre”, – deklaroi më tej De Biasi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...