Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

De Biasi: Panucci po punon mirë, në Spanjë isha me pushime

Gianni De Biasi ka kontributin e tij për vendin e 3-të historik në eliminatoret e Botërorit. Një fitore në ndeshjen e tij të fundit nën drejtimin e kuqezinjve në Izrael, i dha më pas Panuccit mundësinë që të menaxhonte më i qetë situatën në grup në ndeshjet e fundit. I rikthyer në Tiranë për të festuar festat me ish-kolegët e tij të FSHF-së, De Biasi analizoi dhe vitin e tij si trajner, ku pika më e lartë ishte sërish Shqipëria.

“Ka qenë një 2017 e bukur dhe intensive, ku në 6 muajt e parë drejtova Shqipërinë, duke e mbyllur aventurën time me një fitore të paharrueshme në Izrael, që ishte mbyllja e përsosur pas një përvojë prej 5 vite e gjysmë, ku besoj se arritëm objektiva të rëndësishëm. Më pas 2 muaj pushime në Spanjë me Alaveshin, i quaj pushime sepse nuk zgjati shumë, pasi ndonjëherë njerëzit nuk kanë durimin për të pritur kohën e nevojshme që një skuadër të rritet. Ndoshta gabova që vendosa aq shpejt për të firmosur, por kisha dëshirë të drejtoja sërish në La Liga dhe pavarësisht nga gjithçka, mund ta quajë një përvojë të vlefshme”, tha ish trajneri i kuqezinjve.

Emri i De Biasit është përfolur shumë për të marrë drejtimin e kombëtares australiane në Botëror, por ish-trajneri i kuqezinjve mbetet i rezervuar gjithsesi sa i përket të ardhmes së tij.

“Për të ardhmen tani duhet të presim. Fati ndonjëherë është i çuditshëm, me një dorë të ul dhe me tjetrën të ngre, ndaj shpresojmë që gjithçka që ndodhi të ketë një arsye. Ndoshta gjërat marrin për mbarë tani e mbrapa”, u shpreh italiani.

Di Biasi vlerësoi dhe punën e Panuccit në krye të kombëtares, ashtu siç shprehu kënaqësi për rezultatet e arritura prej tij, ndërsa nuk mungoi as një batutë lidhur me një rikthim të mundshëm në të ardhmen në krye të kuqezinjve.

“Panucci besoj se ka bërë mirë, ka një bilanc shumë pozitiv në drejtimin e kombëtares, dy humbje me Spanjën dhe Italinë, që janë më se të pranueshme dhe pse me Italinë meritonim diçka më shumë dhe më pas fitorja me Turqinë në transfertë, që ishte mjaft e bukur. Më vjen mirë që ka grumbulluar dhe emra të rinj në kombëtare, sepse është tregues i zhvillimit të një skuadre dhe dëshirës për të përmirësuar më tej ekipin. Uroj që me Ligën e Kombeve të rriten dhe mundësitë e Shqipërisë, për të marrë pjesë sërish në Europian. Sa i përket një rikthimi të mundshëm në të ardhmen në kombëtare, jam ndër ata persona që mendoj se gjella e ngrohur për herë të dytë nuk është e mirë, edhe pse ndonjëherë të shijon dhe ashtu”, deklaroi De Biasi.

Në fund dhe urimi i Giannit si Gani, siç e thërrisnin dhe shqiptarët, të cilët i uroi në shqip, por dhe italisht për këtë fundit.

“Gëzuar Vitin e Ri! Shpresoj që të jetë një vit i mbarë për të gjithë dhe mbi të gjitha për ngjyrat kuqezi”, uroi De Biasi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...