Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

De Biasi: Short i vështirë, për president të FSHF, do votoja Dukën

Me të Shqipëria shkoi në Europian, duke shkruar një faqe të artë të historisë. Gianni De Biasi nuk mund të mungonte dhe në ditën që hapet një kapitull i ri për kuqezintë në drejtimin e Panucit. Prezent në emisionin e shortit të Nations League në Supersport trajneri italian komentoi dhe grupin e Shqiperisë qe do t’i luajë shanset me Izraelin dhe Skocinë.

” Besoj se motivimi nuk do të mungojë. Skocia luan në mënyrë të veçantë, bën lojë direkte, kërkon zonën dhe sulmuesit kryesorë. Një skuadër fizike me lojtarë që luajne të Selltik, Aberdeen apo në Angli. Besoj që është një grup shumë i vështirë dhe më mirë që është kështu, por nga pikepamja teknike është një short që motivon Shqipërinë. Skuadrat që na kanë rënë në grup nuk janë më të rëndëishmet e botës por mund të garojmë me to. Shqipëria ka shanse të mira por do të varet shumë dhe nga kualiteti i lojtarëve që kemi në atë periudhë dhe shpresoj të mos kemi dëmtime”.

Me Izraelin De Biasi luajti ndeshjen e tij të fundit në stolin e kombëtares kuqezi, e mbyllur me fitoren 3-0 në Haifa me protagonist Sadikun, me 61 vjecarin që kishte shfaqur preferencën për ta patur në grup që para hedhjes së shortit.

” E rëndësishme është te kemi një short të mirë. Do të më pëlqente për Shqiëprinë, Rumania, Izraeli që sipas meje është në një moment delikat ristrukturimi dhe në fund Estonia apo Qipro”.

Vizita e De Biasit koincidon me fushatën për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe i pyetur në lidhje me këtë cështje, trajneri nuk ka dyshime në lidhje me preferencën e tij mes kandidatëve.

” Sa për votimet pa patur asgjë me kandidatin rival të Dukës që nuk e njoh dhe nuk e gjykoj, por mund të gjykoj njeriun dhe presidentin profesionist Armand Duka, për punën që ka bërë dhe po bën për futbollin shqiptar. Nëse do të votoja do të votoja Dukën, e para sepse e njoh personalisht, dy sepse ka raporte shumë të mira me institucionet ndërkombëtare dhe tre se po bën shumë për futbollin shqiptar duke nisur nga stadiumet Elbasan Arena, Loro Boriçi , Arena Kombëtare apo selia e re e Federatës, dhe janë të gjitha gjëra shumë të mira. Një institucion mund të jetë simpatik ose jo , por mund të them që në 5 vite e gjysëm që kam qenë trajneri i kombëtares shqiptare më ka mundësuar të punoj shumë mirë, ndaj do të preferoja Dukën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...