Përballja mes Italisë dhe Shqipërisë mbetet e vecantë për ish-trajnerin e kuqezinjve Gianni De Biasi, aktualisht në krye të Alaves në Primera Division. Trajneri nga Veneto ishte një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e “të kaltërve” pas finaleve të “Euro 2016”, por Federata Italiane e Futbollit vendosi t’ia besonte drejtimin e kombëtares Venturës. De Biasi në një prononcim të fundit për Gazzetta Dello Sport, zbulon se edhe FSHF ka këmbëngulur që ai të mos largohej nga kuqezinjtë.
“Ndihem paska i humbur për rastin në fjalë, sepse isha në avantazh krahasuar me kandidatët e tjerë. Në fakt, isha në kontratë me Shqipërinë dhe nuk arrita të clirohesha. Gjërat shkuan jo ashtu sic do të kisha dashur, por nuk kam zili askënd.”
Më pas De Biasi komenton edhe ecurinë e Italisë në ndeshjet e fundit si dhe përballjen me kuqezinjtë në “Loro Borici.”
Ndaj Maqedonisë mund dhe duhej fituar. Futbolli rezervon edhe surpriza të tilla. Unë jam i bindur se do të kualifikohemi. Në Shkodër do të jetë e vështirë, i njoh mirë shqiptarët. Shqipëria është ndjeshëm inferiore, teknikisht dhe për një mijë arsye të tjera sic janë historia, cilësia e individëve të vecantë dhe eksperienca. Mirëpo nuk i mungon grinta dhe dëshira për të shkëlqyer. Pastaj futbollistët shqiptare synojnë të bien në sy para Panuccit.
