Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Boer shpjegon krizën e Interit: 7-8 lojtarë mbajnë peng skuadrën

Franck De Boer rikthehet të flasë për Interin, në një moment shumë delikat për zikaltrit. Trajneri holandez drejtoi skuadrën e Milanos për rreth 3 muaj, nga gushti i 2016-ës, deri në nëntor të po atij viti, për t’u larguar më pas për shkak të rezultateve të dobëta. Që prej asaj kohe Interi ka ndërruar 4 trajnerë, por rezultatet mbeten të njëjta, ndërsa rikthimi i skuadrës në nivele të larta duket utopik tashmë.

“Te Interi është një bllok prej 7-8 lojtarësh, që udhëheqin dhe nuk të lejojnë të bësh atë që do. Sigurisht që në aventurën time pata probleme edhe me gjuhën, por më tepër vuajta pjesën e të menduarit. Në Angli mund të punosh fare mirë me grupin dhe të ndash mendimet, por në Itali është krejt ndryshe. U mundova të aplikoj një futboll pozicional te Interi, duke u shpjeguar lojtarëve se kjo ishte baza e fillimit të një loje të bukur dhe rezultative, por pas pak kohësh, pashë që nuk kishim arritur asgjë. Edhe të rinjtë e Ajaxit janë përmirësuar më shpejt dhe i kanë aplikuar idetë e mia më mirë se profesionistët e Interit. Grupi prej 7-8 lojtarësh u tërhoq shpejt nga zbatimi i ideve të mia dhe pjesa tjetër ndoqi ata”, u shpreh De Boer.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...