Euro 2020

De Boer, ultimatum për Van Dijk, për Klopp nuk mund të luajë në Europian

Kthimi i van Dijk në fushë pas një periudhë të gjatë riaftësimi është motivi i përplasjes mes Jürgen Klopp dhe trajnerit të Holandës, Frank de Boer. Trajneri i Liverpoolit beson se mbrojtësi qendror nuk është ende i gatshëm të kthehet në fushë, ndërsa homologu i tij holandez po bën presion ndaj mbrojtësit qendror për të vendosur nëse ai është i aftë për të luajtur Kampionatin Europian, ndaj i ka dhënë një ultimatum. Në fakt, sipas Espn, këtë javë De Boer do ta telefonojë mbrojtësin për ta sqaruar një herë e mirë situatën e tij, pasi në fund të majit duhet të shpallë listën përfundimtare për turneun që duhej të ishte zhvilluar një vit më parë, por që u shty për shkak të pandemisë.

“Mendoj se duhet të vendosë, është karriera e tij. E imagjinoj se është në dilemë. A do të thotë shumë për Holandën? Shpresoj që ai të ketë bërë hapa gjigantë në rehabilitimin e tij,” – tha trajneri për Espn. Dëshira e De Boer, megjithatë, është në kundërshtim me qëndrimin e Klopp, i cili kohët e fundit siguroi se Van Dijk nuk do të mund të riaftësohet në kohë për të luajtur në Europian.

.Qendërmbrojtësi i Liverpoolit këputi ligamentin kryqëzor të brendshëm në derbin kundër Evertonit tetorin e kaluar. Që nga ajo kohë, ai ende nuk i është kthyer stërvitjes në grup. Imazhet e fundit që ai publikoi në rrjetet e tij sociale e tregojnë duke punuar veçmas me ushtrime të lehta me top. Klopp i bëri të qarta pikëpamjet e tij javën e kaluar:

“Kur qëndroni 10 ose 11 muaj jashtë nuk mund të ktheheni e të luani futboll pas vetëm një jave stërvitje. Kjo nuk është e mundur, nuk duhet të jetë e mundur”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency