Featured

De Bruyne i pangopur: Duhet të shënoja 5 gola! Reali? Mos ma kujtoni, e humba fare

Kevin De Bruyne mori përdore Manchester City përballë Wolves, kundërshtar të cilit i shënoi katër gola. Ekipi i Pep Guardiolës mposhti 1-5 “Ujqit” dhe ka nevojë për katër pikë në dy ndeshjet e fundit për t’u shpallur kampione e Anglisë për herë të tetë në histori dhe të katërt në pesë vitet e fundit.

Ylli belg realizoi “poker” golash, dhe tani numëron 15 gola në Premier League (rekord personal) duke qenë golashënuesi më i mirë i Man City. 84 gola dhe 116 asiste për De Bruyne, i cili është përfshirë në 200 gola gjatë 305 ndeshjeve me “Cityzens”, teksa bie në sy fakti që asnjë gol s’e ka shënuar me kokë!

Në pjesën e parë i mjaftuan 24 minuta lojë për të ndëshkuar tre herë Wolves, duke regjistruar tripletën e tretë më të shpejtë në historinë e Premier League pas Sadio Mane të Liverpoolit kundër Aston Villa në 2016 (16 minuta) dhe Dwight Yorke të United ndaj Arsenalit në vitin 2001 (22 minuta).

Është gjithmonë emocion i veçantë të shënosh katër gola, por duhet të bëja pesë, edhe një më shumë! E kontrolluam shumë mirë ndeshjen, Wolves u përpoq vetëm të mbrohej, mund të kishim shënuar edhe disa gola të tjerë”, deklaroi 30-vjeçari, i cili iu rikthye edhe njëherë eliminimit kundër Real Madrid në gjysmëfinalet e Champions League.

Ishin pesë minuta të çmendura, e kam të vështirë t’i shpjegoj. Nuk është se luajtëm keq, ishin pesë minuta që nuk mund t’i shpjegoj dot si futbollist. E humba kontrollin kur isha në pankinë. Tronditje e madhe, ti përjeton një ndjenjë aspak të mirë, por çfarë ndodhi, ndodhi! Ka kaluar”, theksoi De Bruyne.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency