Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

De Bruyne tremb anglezët: Mund të kem kaluar koronavirusin!

Kevin De Bruyne mund të jetë një nga yjet e Premier League që ka patur koronavirus por e ka kaluar pa e kuptuar pasi nuk ka kryer asnjë test. Mesfushori belg në një intervistë tregoi se ai dhe familja e tij kanë patur probleme shëndetësore. Deklarata këto që trembin Federatën angleze të futbollit dhe vendosin në pikëpyetje rifillimin e tij si ai i De Bruyne mund të ketë raste të tjera të përsëritura.

“Në fillim të bllokadës, familjarët e mi ishin të sëmurë për tetë ose nëntë ditë. Gjithçka nisi me djalin e vogël, pastaj me të madhin dhe gruan time”, tregon fillimisht mesfushori belg.

Më pas ai shton: “Nuk e di nëse kishim koronavirus apo jo”. Sigurisht, pasi nuk e ka kryer testin. Tashmë De Bruyne është mirë, sikurse edhe partnerja e tij dhe dy djemtë. “Për fat të mirë dolëm jashtë dhe dy ose tre javët e fundit kemi qenë mirë.

Tani po gjejmë rutinën e zakonshme për gjithçka dhe jemi mirë. Unë kam pasur një dhimbje të lehtë në fyt. por nga të katërt, kam qenë në gjendjen më të mirë”, përfundon deklaratën e tij, mesfushorit i Manchester City, Kevin De Bruyne.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...