Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

De Gea apo Henderson? Njëri duhet të largohet Manchester United

Manchester United po planifikon një ndryshim thelbësor në portë. Nuk bëhet fjalë për aktivizimin titullar të Hendersonit në vend të De Geas, por për diçka edhe më drastike.  Sipas “Daily Record”, skuadra angleze po shqyrton idenë e përfshirjes së një portieri të ri sezonin e ardhshëm dhe largimin e një prej “gardianëve” që konkurrojnë në këtë sezon për vendin e titullarit.

Edjhe pse për momentin është thjesht një ide, më I dëmtuari nga kjo situatë do të dilte pa dyshim portieri spanjoll, De Gea. Henderson shihet nga drejtuesit e “Djajve të Kuq” si alternativë e besueshme për të ardhmen. Tashmë 23 vjeç, ai ka qenë në hijen e De Gea, pavarësisht nga fakti se disa herë ka pasur shumë dyshime mbi spanjollin.

De Gea është bërë baba së fundi dhe nuk ka qenë I pranishëm në seancat stërvitore, duke i dhënë mundësi “gardianit” anglez të luajë titullar në disa takime. Ajo që do të ndodhë në të ardhmen do të varet kryesisht nga performanca e tij në këto ndeshje.

Nëse Henderson do ta bindë trajnerin norvegjez Solskjaer, atëherë do të jetë momenti për ndryshim cikli në portën e Manchester United. Në të kundërt, De Gea madje do të kthehej numri 1 i portës, me mision bindjen e stafit teknik në këtë pjesë të fundit të sezonit, në të cilin United po luan asgjë më pak sesa pjesëmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...