Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

De Gea, më në fund një penallti e pritur… pas 5 vitesh

Rikthimi i De Geas, heroit të ditës në sfidën me West Hamin. Manchester United e ka kapërdirë me vështirësi zhgënjimin që humbi Europa League-n në finale me Villarealin, mbi të gjitha për mënyrën se si erdhi disfata. Spanjolli ka qenë për një kohë të gjatë në shënjestrën e tifozëve të “Djajve të kuq”, në bankën e akuzës, pasi nuk ia doli të priste asnjë nga 10 penalltitë, duke humbur dhe atë që gjuajti vetë. Me pak fjalë, nuk ndryshoi dot asgjë, as me këmbë, as me duar.

Në Angli ishte një paraqitje që nuk kaloi pa rënë në sy. Madje, pak kohë më parë, tabloidi “The Sun” i bëri një analizë të pamëshirshme. Spanjolli kishte pritur penalltinë e tij të fundit më 23 prill të 2016-ës dhe që atëherë nuk ka mundur të shpëtojë asnjë. Kaq u ka mjaftuar tabloidëve, për të stiluar krahasimin klasik, çfarë kohësh ishin kur portieri i United kishte pritur penalltinë e tij të fundit, atë ndaj Lukakut, në ndeshjen e gjysmëfinales së FA Cup me Evertonin, 5 vjet më parë.

Atëherë Barack Obama ishte ende president i SHBA, Anglia ishte ende pjesë e Bashkimit Europian, Angelina Jolie e Brad Pit ishin ende një çift i lumtur dhe Roy Hodgson ishte trajner i Anglisë.

E bukura e futbollit është se të jep gjithmonë një tjetër shans dhe ai i De Ge-as erdhi në sekondat e fundit, në sfidën mes United dhe West Hamit. “Djajtë e Kuq” ishin në avantazh 2-1 falë golave të Ronaldos dhe Lingardit. Te pika e bardhë, enkas për të gjuajtur penalltinë shkoi një specialist si Noble. De Gea ia doli të priste penalltinë, diçka që nuk ndodhte prej plot 5 vitesh.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...