Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

De Gea në pikëpyetje, Ten Hag kërkon portier në La Liga

Manchester United e nisi sezonin e ri në Premier League me dy humbje surpizuese përballë Brentford dhe Brighton. Megjithatë, Erik ten Hag ia doli mbanë t’i rikthejë “Djajtë e Kuq” te triumfi  duke krijuar, vazhdimësinë prej 4 fitoresh rradhazi.

Drejtuesit e United shpenzuan përsëri shuma marramendëse në merkaton verore dhe ofruan disa lojtarë që tekniku Ten Hag i kërkoi si Malacia apo Lisandro Martinez. Megjithatë, 52-vjeçari nuk është i bindur nga performanca e portierit David de Gea, i cili në fillimin e sezonit shfaqi disa pasiguri, të cilët i kushtuan shumë skuadrës.

Spanjolli është futur në vitin e fundit të kontratës me “Djajtë e kuq” dhe Erik ten Hag ia ka bërë të qartë drejtuesve për të mos i rinovuar kontratën, pasi holandezi ka pikasur zëvendësuesin ideal. Bëhet fjalë për portierin e Atletico Madrid, Jan Oblak i cili pëlqehet së tepërmi nga trajneri ten Hag, ku sipas mediave United është i gatshëm t’i ofrojë një pagë prej 15.6 milion paund në sezon.

De Gea është pjesë e anglezëve që prej vitit 2011 dhe ky është sezonin i 12-të për të te United, ndërsa nga ana tjetër Oblak luan prej tetë sezonesh me Atletio Madrid ku ka qenë një titullar i padiskutueshëm për ekipin e Diego Simeone.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...