Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

De Gea refuzon rinovimin, United në sulm për një tjetër spanjoll

David De Gea është në vitin e fundit të kontratës me Manchester United dhe rinovimi është shndërruar në një telenovelë. Palët herë duken afër marrëveshjes dhe herë shumë larg. Së fundmi, është gardiani spanjoll që komplikon të ardhmen e tij me “Djajtë e Kuq” pasi ka refuzuar ofertën e radhës nga drejtuesit e klubit anglez.

Këta të fundit i kanë kërkuar 32-vjeçarit të firmosë një kontratë me një rrogë më të reduktuar nga ajo aktualja, teksa De Gea e refuzon këtë opsion. Në këtë moment, drejtuesit më të lartë të Manchester United refuzojnë të paguajnë 425.000 euro në javë për spanjollin pasi De Gea nuk ruan të njëjtin rendiment si sezone më parë.

Lexo edhe:

  1. Tudor “shigjeton” Serinë A: Liga franceze më e fortë!
  2. Jo vetëm Ancelotti, Ronaldo sugjeron edhe një tjetër legjendë për Brazilin
  3. Pësoi shtatë gola, portieri i gëzohet fanellës së Messit: Nuk e heq as në gjumë!
  4. Goditje në merkato, Juventus pas yllit të Bayern Munich

Të gjendur në këtë situatë, United është vëndosur në lëvizje dhe në shenjëstër është një tjetër portier spanjoll. Fjala është për David Raya, numri një i Brentford. Kartoni i 27-vjeçarit, pjesë edhe e kombëtares së Spanjës vlerësohet me shifrën e 45 milionë eurove teksa në këtë rast, United duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Tottenham. Megjithatë, në rast se De Gea nuk bindet, atëherë “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të investojnë për Raya pasi e vlerësojnë si të duhurin për t’i besuar katërkëndëshin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...